Lajme Zone
Flotilja e Soros ngre spirancën/ Zbardhet axhenda e Global Sumud, qindra persona në mbështetje të ‘flamingove’
PolitikëPamfleti

Flotilja e Soros ngre spirancën/ Zbardhet axhenda e Global Sumud, qindra persona në mbështetje të ‘flamingove’

“BrindisiReport” ka publikuar detajet e mobilizimit të parashikuar për të enjten, duke zbardhur një axhendë që nis paradite dhe përfundon në mbrëmje me daljen e anijeve nga porti.

Global Sumud Global Sumud çon flotiljen te Sazani/ Nesër nis misioni nga Brindisi, zbardhet skenari i 20 gushtit Numërimi mbrapsht ka nisur. Nesër, më 20 gusht, “Flamingot” pritet të mos jenë më vetëm në sheshet shqiptare. Protesta kundër projektit të Jared Kushner në Sazan do të zhvendoset edhe në det, me një flotilje që do të niset nga brigjet italiane drejt ishullit shqiptar.

“BrindisiReport” ka publikuar detajet e mobilizimit të parashikuar për të enjten, duke zbardhur një axhendë që nis paradite dhe përfn në mbrëmje me daljen e anijeve nga porti.

Sipas medias italiane, anijet e Global Sumud do të nisen në orën 22:00 nga Brindisi drejt Sazanit, në mbështetje të “Flamingo Revolution” dhe protestës kundër projektit turistik të fondit të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Zhvillimi konfirmon atë që “Pamfleti” paralajmëroi një ditë më parë, kur raportoi për përfshirjen e flotiljes dhe jehonën që protesta kishte marrë pas reagimit të Alex Soros.

Por tashmë dalin edhe detajet.

Dita e mobilizimit në Brindisi do të nisë në orën 11:00, në Bar Betty, Viale Regina Margherita 6, me një konferencë për shtyp ku organizatorët pritet të paraqesin objektivat e misionit dhe kontekstin politik e gjeopolitik të tij. Flamingot, Alex Soros nxeh lojën: Dërgon më 20 Gusht flotiljen e Gaza-s në Sazan

17 Gusht, 13:32 Në konferencë, sipas programit të publikuar, do të marrin pjesë Tony La Piccirella dhe Yazan Issa nga Global Sumud, aktivistja shqiptare Klara Osma nga Mesdhe, Palestina e Lirë, si dhe Bobo Aprile e Cosimo Quaranta nga Komiteti kundër gjenocidit të popullit palestinez, kundër riarmatimit dhe për paqen në Brindisi.

Mobilizimi do të marrë përmasa më të mëdha nga ora 18:00, kur qytetarët janë ftuar të mblidhen në Piazza San Teodoro D’Amasea, përballë Palazzo Montenegro.

Aty është parashikuar një aktivitet kulturor dhe politik me pjesëmarrjen e aktivistëve, akademikëve dhe artistëve.

Mes emrave të njoftuar janë profesori Luigi Cazzato, pedagog i Letërsisë Angleze në Universitetin e Barit dhe autor i librit “Palestina tra Oriente e Occidente”, Rihab Charida nga delegacioni grek i Global Sumud, aktivistja dhe regjisorja e diasporës Antonela Dedja, ekonomistja Annatina Fanigliulo, si dhe një numër artistësh.

Por momenti kryesor është përcaktuar për orën 22:00.

Në atë orë anijet do të lënë portin e Brindisit dhe do të marrin drejtimin për në Shqipëri. Destinacioni politik dhe simbolik i misionit është Sazani.

Ndërkohë, aktivitetet kulturore dhe muzikore në Brindisi do të vazhdojnë edhe pas nisjes së flotiljes, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar edhe mbledhje fondesh për nisma dhe misione të ardhshme.

Zgjedhja e Pulias dhe Brindisit nuk paraqitet si rastësi nga organizatorët. Ata e lidhin mobilizimin e sotëm me historinë e emigracionit shqiptar dhe veçanërisht me anijen “Vlora”, e cila 35 vite më parë mbërriti në brigjet italiane me mijëra shqiptarë.

Tani organizatorët kërkojnë ta përmbysin simbolikën: 35 vjet pas “Vlorës”, anijet nisen nga Italia drejt Shqipërisë.

Sipas “BrindisiReport”, komuniteti puljez po bashkohet me diasporën shqiptare në kundërshtimin e projektit të parashikuar për ishullin e mbrojtur të Sazanit, i lidhur me fondin e investimeve të Jared Kushner.

Organizatorët e shohin këtë si pjesë të një debati më të gjerë për mënyrën se si kapitalet e mëdha po transformojnë brigjet e Mesdheut dhe për rolin që kanë komunitetet lokale në vendimmarrjen mbi territoret ku jetojnë.

“Kush vendos për të ardhmen e një toke? Kush e përcakton aksesin në të? Komunitetet që e banojnë apo kapitalet e mëdha që mund ta blejnë dhe transformojnë?”, janë pyetjet që ngre lëvizja, sipas medias italiane.

Dhe pikërisht këtu protesta për Sazanin po merr një dimension që tejkalon kufijtë shqiptarë.

“Pamfleti” raportoi një ditë më parë se Alex Soros i kishte dhënë jehonë “Flamingo Revolution”, ndërsa paralajmërimi për flotiljen që do të nisej më 20 gusht drejt Sazanit tregonte se lëvizja po hynte në një fazë tjetër.

Tashmë kemi jo vetëm datën, por edhe orën dhe programin: 11:00, konferenca për shtyp. 18:00, mobilizimi publik. 22:00, nisja e anijeve drejt Shqipërisë.

Nga një protestë me flamingo rozë në Shqipëri, çështja e Sazanit po kalon në një mobilizim ndërkombëtar që bashkon aktivistë shqiptarë, italianë dhe pjesëmarrës nga vende të tjera.

Dhe nesër në mbrëmje, nëse programi zbatohet sipas njoftimit, protesta pritet të ketë edhe imazhin e saj më të fortë deri tani: një flotilje që lë brigjet italiane dhe merr kursin drejt Sazanit. /Pamfletiglobal sumud Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Vrasja e turistit në Ksamil vë në lëvizje qeverinë portugeze: Presim informacione nga pala shqiptare 19 Gusht 2026, 18:3418:34Aktualitet Europa kthen emigrantët në Itali, a rrezikojnë të përfjnë në Shqipëri? 19 Gusht 2026, 18:1818:18Aktualitet Zjarr pranë QSUT-së në Tiranë, përfshihet nga flakët një banesë private 19 Gusht 2026, 17:5017:50Aktualitet Zjarr në Klos, flakët rrezikojnë banesat dhe kabinën elektrike në Suç 19 Gusht 2026, 16:4516:45Aktualitet Vijon zjarri në Gjegjan-Gojan, era favorizon flakët; tre helikopterë ndërhyjnë nga ajri 19 Gusht 2026, 16:3816:38Aktualitet Zjarret në Shqipëri/ Riaktivizohen flakët në Priskë, vijon operacioni në Dajt 19 Gusht 2026, 15:3515:35Aktualitet