Lajme Zone
Vrasja e turistit në Ksamil vë në lëvizje qeverinë portugeze: Presim informacione nga pala shqiptare
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e turistit në Ksamil vë në lëvizje qeverinë portugeze: Presim informacione nga pala shqiptare

Ministria e Punëve të Jashtme e Portugalisë njoftoi se po e ndjek nga afër çështjen dhe se është në komunikim me autoritetet shqiptare përmes Ambasadës së Portugalisë në Romë dhe Konsullatës së Nderit në Tiranë.

29-vjeçari Sokrat Vata- autori Vrasja e turistit në Ksamil ka vënë në lëvizje qeverinë portugeze, e cila kërkon informacione nga autoritetet shqiptare. Qeveria portugeze ka reaguar lidhur me vrasjen në Shqipëri të turistit 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata.

Ministria e Punëve të Jashtme e Portugalisë njoftoi se po e ndjek nga afër çështjen dhe se është në komunikim me autoritetet shqiptare përmes Ambasadës së Portugalisë në Romë dhe Konsullatës së Nderit në Tiranë.

Raquel Trindade, nga kabineti i ministrit portugez të Punëve të Jashtme, deklaroi për radion "Renascença" se autoritetet portugeze ende nuk kanë marrë informacion zyrtar të plotë mbi rrethanat e ngjarjes dhe veprimet e ndërmarra nga autoritetet në Tiranë.

“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që ka humbur jetën në Shqipëri dhe, përmes ambasadës sonë në Romë, si edhe Konsullatës së Nderit në Tiranë, jemi në kontakt me autoritetet lokale”, deklaroi Trindade.

Ajo konfirmoi se, për momentin, pala portugeze ende nuk ka një pasqyrë të plotë dhe zyrtare për atë që ka ndodhur.

“Nga mediat lokale dimë se ka pasur ndalime, por për momentin ende nuk kemi informacion përmes rrjetit tonë që mund ta përcjellim”, shtoi Raquel Trindade.

Sipas saj, Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë ta ndjekë çështjen dhe të mbajë kontakte si me autoritetet shqiptare, ashtu edhe me familjen e viktimës.

Luis Miguel Varela Mendes u gjet në orët e para të mëngjesit të së martës me plagë të shkaktuara me thikë. Sipas raportimeve të deritanishme, ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konflikti.

Duke iu referuar mediave shqiptare, "Renascença" raporton se 11 persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen. Si i dyshuari kryesor për goditjen me thikë përmendet 29-vjeçari Sokrat Vata. Sipas të njëjtit burim, autori ka precedentë në Mbretërinë e Bashkuar për vepra që lidhen me trafik droge, armëmbajtje dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit. qeveria portugeze reagim sokrat vata vrasje turisti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Europa kthen emigrantët në Itali, a rrezikojnë të përfjnë në Shqipëri? 19 Gusht 2026, 18:1818:18Aktualitet Zjarr pranë QSUT-së në Tiranë, përfshihet nga flakët një banesë private 19 Gusht 2026, 17:5017:50Aktualitet Zjarr në Klos, flakët rrezikojnë banesat dhe kabinën elektrike në Suç 19 Gusht 2026, 16:4516:45Aktualitet Vijon zjarri në Gjegjan-Gojan, era favorizon flakët; tre helikopterë ndërhyjnë nga ajri 19 Gusht 2026, 16:3816:38Aktualitet Zjarret në Shqipëri/ Riaktivizohen flakët në Priskë, vijon operacioni në Dajt 19 Gusht 2026, 15:3515:35Aktualitet Merr përmasa të mëdha zjarr në Tërbun, ndërhyjnë 3 helikopterë; era favorizon flakët 19 Gusht 2026, 14:4814:48Aktualitet