Lajme Zone
Ylli Pata: Dimensioni politik i një beteje brenda mazhorancës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ylli Pata: Dimensioni politik i një beteje brenda mazhorancës

Sipas Ylli Patës përplasja e Erion Veliajt dhe Elisa Spiropalit me Edi Ramën mund të duket si një mundësi për opozitën, por në fund mund të rezultojë në favor të vetë Ramës.

Beteja politike brenda mazhorancës, po kthehet në një zhvillim thuajse i përditshëm, së bashku me reagimet, diskutimet e debatet, apo analizat. Një zhvillim që duket po ndikon jo pak edhe në zhvillimet e kampit opozitar, sa ka jo një po disa dilema që dalin në të gjitha këto zhvillime. LEXO edhe...Veliaj firmosi nga qelia shkarkimin e drejtoreshës së çerdheve dhe kopshteve në Tiranë, Braçe: Kthejeni pas vendimin, është i padrejtë (VIDEO) Beteja politike e Erion Veliajt dhe Elisa Spiropalit me Edi Ramën, sa ndikim do të ketë në mjedisin politik dhe më e rëndësishmja, në atë elektoral në pragun e zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027. Që të bësh një analizë të tillë, duket se është herët, pasi mjaft ujra pritet të rrjedhin deri atëherë, përkatësisht kur të nisë fushata zgjedhore. Fakti është se jemi në një lëvizje politike e cila është aktive, madje shumë. Qoftë nga deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj, qoftë nga Elisa Spiropali. Deklarata, apo qëndrime që kanë ngjallur një entuziazëm nga ana e opozitës së Sali Berishës, i cili menjëherë, pa asnjë rezervë i ka përkrahur, madje më shumë se po i përkrahin këta dy personazhe kolegë nga mazhoranca. Një qëndrim i njohur tashmë, të cilin e kemi parë edhe me personazhin VIP të televizionit të familjes prej 2 vitesh që kur u arratis nga drejtësia, përkatësisht ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Ky qëndrim, dukshëm është dialektik, normal e taktik, pasi i shërben një logjike politike që Sali Berisha e ka si bazë të politikës së tij politike. Xhanëm është edhe një aksiomë antike; Përça e S, që ka jetë sa bota. Megjithatë, këtu ka një problem, madje jo të vogël. Të tre personazhet që Berisha synon t’i marrë nën sqetull, nuk janë dosido. Kanë qenë nga politikanët që opozita e tij ka harxhuar aq shumë energii për ti sulmuar, akuzuar, madje edhe denoncuar. Ndërkohë që në media ka ngritur një fushatë të gjatë linçimi, që është kthyer në një fenomen në rrjetet socjale. Ktheje fletën dallëndyshe është një taktikë e njohur e politikës, ama në logjikën e një fenomeni të sotëm, ku në rrjetet socjale, media e televizione është mbjellë një mjedis ku këta personazhe janë bullizuar pa fund, a mund të pranohen si aleatë nga zgjedhësit e opozitës. Radikalët naryrisht po, pasi ata nuk e kanë shumë problem, ngase ndjekin atë që thotë doktori. Por jo pjesa tjetër, e cila shikon se kemi të bëjmë me një mungesë koherence politike dhe çorientimi së paku në aspektin moral. Sidomos në lidhje me drejtësinë, ku sot Gazment Bardhi, që ishte konsideruar mbështetësi më i madh i SPAK, sot e shpalli këtë institucion si të telekomanduar nga Edi Rama. Kuptohet që objektivi është që të kemi efektin LSI në mazhorancë. Logjike; por nuk jemi në këtë rast, ngase tani flitet për objeltiva politike e jol ojra të megadushkut të vitit 2005. Mazhoranca e Edi Ramës ka një objektiv të shënjestruar që është anëtarësimi në BE, një objektiv që po shënon hapat e tij thuajse të rregullt e progresiv. Një mazhorancë në mandatin e katërt të saj, sipas të gjitha gjasave nuk e ka problem nga lëvizjet politike brenda saj, pasi ata janë e duhet të jenë zhvillime normale e dialektike. Thelbi është arritja e objektivit final, e këtu është çështja e debatit politik që Edi Rama e ka futur debatin politik në vend që në zgjedhjet e 2025. Kur kërkoi votën për anëtarësimin në BE. Realisht, pavarësisht nga të gjitha zhvillimet e tjera, qerthulli politik rrotullohet drejt këtij objektivi. Të cilin deri tani nuk e ka mbrojtur as opozita e Sali Berishës, as opozita e re, por as lëvizja e re në PS. E cila, dobësimin e Edi Ramës e shikon vetëm në ndalimin apo bllokimin e procesit të anëtarësimit. Ndoshta kanë arsye taktikisht, por strategjikisht i kanë dhënë armën më të fortë kreut të mazhorancës. Pasi e gjitha kjo ka krijuar një front politik që thotë pa u rrëzuar Edi Rama le të mos futemi në BE. Mendo fushatën elektorale ku kreu i qeverisë, që është politikani në i zoti për këto punë që t’i marrë para gjithë këto faktorë. Në këto kushte do ta krijojnë LSI-në e re? Thjeshtë mund të dalë ndonjë partiçkë por variant i 2004-s. Megjithatë kemi kohë për spektaklin, i cili sapo ka nisur, fakt është se flamingot, maskat apo shamitë e islamit politik, e kanë humbur skenën, drita e së cilës është ndezur brenda mazhorancës. Spektakli sapo ka filluar…/Tema U.D/ReportTv.al erion veliaj elisa spiropali sali berisha BE edi rama gazment bardhi Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.6% Protesta 22.7% Asnjëra 5.7% Vota total: 1451 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?