Lajme Zone
Edhe Mero Baze, braktis Veliajn
PolitikëCNA

Edhe Mero Baze, braktis Veliajn

Ndoshta dikujt mund t'i duket e pabesueshme, por mërhumi q...

Ndoshta dikujt mund t'i duket e pabesueshme, por mërhumi që këshillon politikisht kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim për 13 akuza të rënda penale, sot e ka braktisur.

I ka vendosur çensurë!

Ja shikoni këtë foto. Ky është lajmi që ka publikuar Mero Baze i reagimit të Erion Veliajt i cili u raportua nga mediat e paguara me paratë e vëllait të Veliajt, në lidhje me faktin se ka refuzuar sot të shkojë në Spitalin Memorial të Fierit, për të bërë analizat që nesër t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë.

Mero Baze nuk e ka vënë të plotë tekstin e Erion Veliajt, ku ky i fundit akuzon kryeministrin Rama, internimin në burgun e Fierit dhe faktin që nuk do të pranojë të shkojë në spitalin memorial të këtij qyteti, sepse ai është zgjedhur nga Edi Rama dhe nuk mund t'i lërë në dorë narkozën dhe jetën e tij. Veliaj refuzon operimin/ Kam frikë nga narkoza e Ramës

22 Nëntor, 14:49 Një pjesë e madhe e fjalive të shkruara nga kryebashkiaku Erion Veliaj janë hequr, edhe pse Mero Baze shpesh është përpjekur që publikisht të bëjë avokatinë e Zdromsit. “E vërteta është se as e kam kërkuar dhe sigurisht e kam refuzuar operimin në një spital të imponuar nga ai që më internoi në Fier, kryeministri i vendit. Pas asaj që e konsideroj internim politik, si mund t’i besoj të njëjtit person edhe për një operacion nën narkozë, ku në lojë është vetë jeta ime?

Që të premten në mëngjes i jam drejtuar GJKKO-së për të garantuar vlerësimin nga mjeku i zgjedhur prej meje dhe operimin në spitalin që zgjedh familja ime. Nuk po refuzoj trajtimin apo operimin e mundshëm, të cilin e kam kërkuar prej muajsh. Po refuzoj që ai që më internoi të vendosë edhe mbi jetën time”. Raportim ky nga portalet e paguara nga vëllai i tij pasi sepse nuk ka asgje publike ne faqet e Zdromsit të Tiranës.

Së fundi dhe me tezën e tij që gjërat të zgjidhen, duhet që Erioni me çdo kusht të çohet në burgun e Durrësit se kështu ka qejf Mero.

Po atë nuk e vendos dot as Mero, as Erioni. Skenarët e Veliajt që të mos gjykohet/ Si po përdor spitalin Continental

22 Nëntor, 13:14 Ky i fundit një i paraburgosur me 13 akuza të rënda penale. Administrata e burgjeve ka ligj, ka rregull dhe po të ishte me qejf, më mirë ta çonin te 313-a dhe Mero Baze do ta kishte më afër.

Por ajo që është sot më e rëndësishme është fakti që Mero i vendos çensurë Erion Veliajt, pra dhe ky i fundit ka filluar ta lëshojë.

I vetmi që po mbahet pak është Carlo Bollino, por ky i fundit më ndryshe, pak më i kujdesshëm, thjesht e vetëm përpiqet të sillet më profesional, por duket se të dy njerëzit apo mediat që ky i ka paguar herë pas here budalliqet që shkruan Erion Veliaj nuk ja përsëritin, dhe i vendosin siç çensurë siç është rasti sot i Mero Bazes./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.