Lajme Zone
EkonomiReport TV

Projektligji i ri/ Siguria ushqimore, prodhuesit përgjegjës deri në shitje! Bizneset gjurmim çdo ushqimi


Përgjegjësinë kryesore për ushqimin e sigurt do ta kenë bizneset. Projektligji “për ushqimin” i hedhur për konsultim publik nga ministria e bujqësisë synon të rrisë përgjegjësinë e ndërmarrjeve dhe të përcaktojë mënyrën se si duhet të reagojë çdo institucion në rastet kur rrezikohet shëndeti i konsumatorëve.

Përgjegjësinë kryesore për ushqimin e sigurt do ta kenë bizneset. Projektligji “për ushqimin” i hedhur për konsultim publik nga ministria e bujqësisë synon të rrisë përgjegjësinë e ndërmarrjeve dhe të përcaktojë mënyrën se si duhet të reagojë çdo institucion në rastet kur rrezikohet shëndeti i konsumatorëve. Prodhuesit do të mbajnë përgjegjësinë kryesore për sigurinë e produkteve ushqimore, nga prodhimi deri në shitje. Projektligji “Për ushqimin” i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Bujqësisë, detyron bizneset të gjurmojnë origjinën e produkteve, dhe deri në destinacionin ku i kanë shpërndarë. LEXO edhe...Kë thumboi? Aktorja amerikane flet hapur: I kam lexuar të gjitha, kanë hapur diskutime të tëra për mënyrën si ha fruta në ekran Drafti, që do të zëvendësojë ligjin aktual të vitit 2008, parashikon se nëse një biznes konstaton se një ushqim mund të përbëjë rrezik, duhet ta tërheqin menjëherë nga tregu dhe të njoftojnë autoritetet. Projektligji parashikon edhe masa parandaluese. Në rast dyshimesh për rrezik ndaj shëndetit të konsumatorëve, edhe pa prova të plota shkencore, Ministria e Bujqësisë mund të ndërhyjë me masa të përkohshme, bllokim malli apo pezullim aktiviteti. “Në rrethana të veçanta, kur pas një vlerësimi të informacionit të disponueshëm është identifikuar mundësia e efekteve të dëmshme për shëndetin, por vazhdon të ekzistojë pasiguria shkencore, ministri, me iniciativën e tij ose në bazë të propozimit të arsyetuar të autoritetit kompetent, me urdhër, mund të miratojë masa të përkohshme të menaxhimit të riskut”, thuhet në nenin 9 pika 1. Për produktet që paraqesin rrezik serioz do të krijohet “Sistemi Kombëtar i njoftimit të Shpejtë”, përmes të cilit institucionet do të shkëmbejnë informacion dhe do të koordinojnë reagimin. Në rast situatash problematike me ushqimin mund të ngrihet edhe një “Njësi Krize”, që do të vlerësojë situatën, propozojë masat dhe informojë publikun. Një tjetër risi është Komisioni i Përhershëm për Vlerësimin e Riskut, me 7 anëtarë, i cili do të kryejë vlerësime shkencore për rreziqet që lidhen me ushqimin për njerëzit por edhe për kafshët. Ky organ do të jetë i pavarur. Rregulla të veçanta parashikohen për produktet që kërkojnë autorizim përpara daljes në treg, si ushqimet e reja, enzimat, aromatizuesit dhe produktet me organizma të modifikuar gjenetikisht. Siguria e tyre do të vlerësohet paraprakisht nga një komision i posaçëm me 5 anëtarë. Projektligji parashikon kalimin nga sistemi aktual i licencimit në regjistrimin e stabilimenteve dhe miratimin paraprak të tyre në raste të caktuara. Çdo biznes duhet të regjistrojë ambientin ku ushtron aktivitetin, ndërsa bizneset që përpunojnë produkte me origjinë shtazore do t'i nënshtrohen edhe procedurës së miratimit. Drafti përcakton gjoba nga 80 mijë deri në 2 milionë lekë, në varësi të shkeljes. Në rastet kur një produkt ushqimor ka shkaktuar dëme në shëndetin e njeriut ose mund të përbëjë rrezik potencial për jetën, parashikohet edhe pezullimi. Sipas relacionit, zbatimi i projektligjit do të kushtojë deri në 5.81 milionë lekë për periudhën 2027-2029. Nga kjo shumë, 4.91 milionë lekë janë parashikuar për shpërblimin e anëtarëve të dy komisioneve dhe 900 mijë lekë për ekspertizë të specializuar. Xh.K/E.H/ReportTv.al ushqime siguria ushqimore Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.6% Protesta 22.7% Asnjëra 5.7% Vota total: 1451 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?