Lajme Zone
Vuçiç këshillon Ramën si të shtypë revoltën studentore: Je treguar i butë
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vuçiç këshillon Ramën si të shtypë revoltën studentore: Je treguar i butë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestat që prej ditësh po zhvillohen në Shqipëri, duke vlerësuar kryeministrin Edi Rama, por edhe duke paralajmëruar se ai mund të përballet me vështirësi serioze politike në rast se detyrohet të shkojë në zgjedhje. Deklaratat u bënë gjatë emisionit “Prva tema”, të transmetuar mbrëmjen e 21 tetorit në televizionin serb Prva.

Vuçiç pretendoi se Rama ka gabuar në përllogaritjet e tij për menaxhimin e protestave, duke besuar për një kohë më të gjatë se mund ta qetësonte situatën. “Rama bëri një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste disi. Dhe gaboi. Humbi kohë. Nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë”, deklaroi presidenti serb.

Pavarësisht kritikave për mënyrën se si kryeministri shqiptar ka menaxhuar situatën politike, Vuçiç shprehu vlerësime për Ramën, duke e cilësuar atë si një nga asetet më të rëndësishme të Shqipërisë. “E gjithë kjo më duket irracionale, sepse ai është një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, sido që ta shikosh”, u shpreh Vuçiç.