Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. Ai i ka kërkuar kreut aktual të partisë, Lumir Abdixhiku, të japë dorëheqjen. Në një deklaratë për mediat këtë të enjte, Rama tha se rezultatet e tij në Prishtinë tregojnë se është i gatshëm të marrë drejtimin e LDK-së. LEXO edhe...Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, Presidentja e Kosovës hesht për vendimin nëse do t’i miratojë “A keni dëgjuar që kam thënë se po? Do të jem (kandidat për kryetar të LDK-së). Jam dëshmuar në Prishtinë, jam rizgjedh, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë. Mendoj që kishte bërë mirë (të dorëhiqet Abdixhiku). Ashtu duhet me bë”, deklaroi Rama. Përparim Rama u prezantua si kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës në vitin 2021 pikërisht nga Lumir Abdixhiku. Në atë kohë, ai nuk kishte përvojë në politikë dhe njihej kryesisht si arkitekt dhe urbanist me karrierë ndërkombëtare. Rama fitoi zgjedhjet lokale në Prishtinë në vitin 2021 dhe siguroi një mandat të dytë në vitin 2025, në të dyja rastet nën siglën e LDK-së. U.D/ReportTv.al Lumir Abdixhiku perparim rama prishtine kosove LDK Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11187 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
