Lajme Zone
Sot Samiti i Berlinit, Rama dhe liderët evropianë mblidhen në Mal të Zi për të ardhmen e Ballkanit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Sot Samiti i Berlinit, Rama dhe liderët evropianë mblidhen në Mal të Zi për të ardhmen e Ballkanit

Samiti dyditor mbledh drejtuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të dhjetë shteteve evropiane, me synimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal, integrimin ekonomik dhe përparimin e vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Liderët evropianë Një pjesë e rëndësishme e agjendës për Shqipërinë lidhet me takimin që pritet të zhvillohet rreth orës 15:45 mes delegacioneve shqiptare dhe gjermane. Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që zhvillohet në Miloçer, pranë Budvës.

Samiti dyditor mbledh drejtuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të dhjetë shteteve evropiane, me synimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal, integrimin ekonomik dhe përparimin e vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Në takim marrin pjesë kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe kancelari austriak Christian Stocker.

Në samit do të jenë gjithashtu ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ministri francez për Evropën Benjamin Haddad dhe komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Sipas agjendës së parashikuar, pritja e liderëve do të nisë në orën 09:30, ndërsa punimet e samitit pritet të fillojnë rreth orës 10:20, me një sesion të hapur dhe fjalimet e përfaqësuesve pjesëmarrës.

Rreth orës 13:00 është planifikuar një konferencë për shtyp mes kryeministrit të Malit të Zi dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz, ku pritet të paraqiten qëndrimet kryesore mbi bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Një pjesë e rëndësishme e agjendës për Shqipërinë lidhet me takimin që pritet të zhvillohet rreth orës 15:45 mes delegacioneve shqiptare dhe gjermane.

Në qendër të këtij takimi do të jenë procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, koordinimi i hapave të mëtejshëm dhe mundësitë për të përfituar nga instrumentet financiare dhe mekanizmat mbështetës të Bashkimit Evropian.

Takimi synon të shërbejë për diskutimin e objektivave dhe detyrimeve që lidhen me procesin e anëtarësimit, pa parashikuar marrjen e një vendimi përfundimtar për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë, komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, do të zhvillojë takime të veçanta me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç, dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç. Diskutimet do të përqendrohen te përparimi i Malit të Zi në negociatat e anëtarësimit dhe reformat që vendi duhet të përmbushë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Në punimet e samitit pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore, Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, institucione që mbështesin projekte zhvillimi dhe investime në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përveç çështjeve të integrimit dhe bashkëpunimit ekonomik, diskutimet mund të prekin edhe zhvillimet e brendshme politike në vendet pjesëmarrëse, përfshirë protestat në Shqipëri dhe Itali.

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me nismën e Gjermanisë, synon të nxisë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

Samiti në Mal të Zi vijon këtë proces, duke vendosur në tryezë çështjet e integrimit evropian, lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të rajonit.liderët evropianë samiti i berlinit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit, zëvendëson karriget me stola guri para Kryeministrisë 22 Tetor 2026, 08:1308:13Politike Sara Mila zbulon problemin e studentëve protestues: Kërkojnë karrierë të shpejtë në administratë 22 Tetor 2026, 07:4407:44Politike "Ju erdhi fundi”/ Studentët dhe pedagogët protestë sot para Kuvendit, Rama ikën jashtë vendit 22 Tetor 2026, 07:2507:25Politike Protestat shembin fasadën e “liderit global”! 21 Tetor 2026, 22:2322:23Politike Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin! 21 Tetor 2026, 21:3921:39Politike Lëvizje në qeveri, Rama emëron dy zv/ministra të rinj 21 Tetor 2026, 21:2621:26Politike