Kontrolli i Lartë i Shtetit është duke kryer një auditim në Spitalin Universitar të Traumës.
Auditimi ka nisur pas ankesave gjatë ditëve të fundit për shkak të mbingarkesës nga të lënduarit në protestat antiqeveritare, ambiente në të cilat ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Mësohet se KLSH ka nisur auditimin në datën 20 tetor dhe procesi po vijon prej dy ditësh.
KLSH ka inspektuar kapacitetet e urgjencës, me synim verifikimin nëse SUT ka kapacitete ndërsa ndodhet mes fluksit të lartë të të lënduarve./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

