Lajme Zone
Vuçiç doli në mbrojtje të Ramës/ Shehaj: Shqipëria duhet të lërë pas modelin e autokracive ballkanike
PolitikëBalkanWeb

Vuçiç doli në mbrojtje të Ramës/ Shehaj: Shqipëria duhet të lërë pas modelin e autokracive ballkanike

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratës së ish-Presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili tha se kryeministri Edi Rama ishte treguar i butë me dhunën ndaj protestuesve shqiptarë.

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratës së ish-Presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili tha se kryeministri Edi Rama ishte treguar i butë me dhunën ndaj protestuesve shqiptarë. “Dëgjoni si e mbron Vuçiç vëllain e vet Edi Ramën. Domethënë, qenka treguar i butë Rama. Duhet t’i kishte vrarë të rinjtë shqiptarë”, shprehet Shehaj në video-mesazh duke iu referuar fjalëve të Vuçiç në një intervistë në mediat serbe. Kreu i Mundësia, Shehaj thekson se Shqipëria duhet të vijojë të luftojë që të rrëzojë autokratin e fundit të Europës, Edi Ramën. “Edi Rama duhet të ndalë dhunën kundër protestuesve dhe të japë dorëheqjen, sa më shpejt! Autokratëve si ju, u ka ardhur fundi!”, shprehet Shehaj. REAGIMI I PLOTE I AGRON SHEHAJT

Dëgjoni se si miku i Edi Ramës, autokrati serb Vuçiç mbron Edi Ramën

Vuçiç: Ka bërë një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste me diçka. Dhe gaboi, humbi kohë. Dhe ata tani… nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë ato zgjedhje. Tani gjithçka më duket irracionale. Sepse ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë, pavarësisht se si e sheh secili këtë.”, pohoi Vuçiç.

Shehaj: Ndërkohë po sot, dy kongresmenë shumë të rëndësishëm të SHBA-ve kanë dënuar dhunën e policisë kundër protestuesve.

Edi Rama duhet të ndalë dhunën kundër protestuesve dhe të japë dorëheqjen, sa më shpejt! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Agron Shehaj Aleksandër Vuçiç