Lajme Zone
Vrau shqiptarin me 9 plumba në Islandë, Angjelin Sterkaj lirohet nga burgu dhe dëbohet drejt Shqipërisë
KulturëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau shqiptarin me 9 plumba në Islandë, Angjelin Sterkaj lirohet nga burgu dhe dëbohet drejt Shqipërisë

Lirimi u bë i mundur pas një ndryshimi të përkohshëm të ligjit islandez, i cili lejon që të burgosurit e huaj me vendim dëbimi të lirohen me kusht pasi kanë vuajtur një të tretën e dënimit. Pas kësaj, ata largohen menjëherë nga vendi dhe u vendoset ndalim rikthimi në Islandë dhe, sipas rastit, në zonën Schengen. Dispozita mbetet në fuqi deri më 1 korrik 2027.

Angjelin Sterkaj Angjelin Sterkaj, i dënuar me 16 vjet burg për vrasjen e Armando Beqirit në Islandë, është liruar me kusht dhe është dëbuar drejt Shqipërisë. Angjelin Sterkaj, i dënuar përfundimisht në vitin 2023 me 16 vjet burg për vrasjen e Armando Beqirit, është liruar me kusht dhe është dëbuar nga Islanda drejt Shqipërisë. Lajmi u konfirmua nga drejtoresha e Administratës së Burgjeve, Ragna Bjarnadóttir.

Lirimi u bë i mundur pas një ndryshimi të përkohshëm të ligjit islandez, i cili lejon që të burgosurit e huaj me vendim dëbimi të lirohen me kusht pasi kanë vuajtur një të tretën e dënimit. Pas kësaj, ata largohen menjëherë nga vendi dhe u vendoset ndalim rikthimi në Islandë dhe, sipas rastit, në zonën Schengen. Dispozita mbetet në fuqi deri më 1 korrik 2027.

Sterkaj u dënua nga Gjykata e Lartë e Islandës më 21 qershor të vitit 2023. Në dënim iu llogarit edhe paraburgimi që prej 17 shkurtit 2021. Sipas Vísir, ai kaloi 855 ditë në paraburgim dhe 1.149 ditë në burg, gjithsej 2.004 ditë, ndërsa një e treta e dënimit prej 16 vjetësh përllogaritet në 1.947 ditë.

Armando Beqirai, 33 vjeç dhe me origjinë shqiptare, u vra pranë banesës së tij në Rauðagerði, Reykjavík, më 13 shkurt 2021. Ai u qëllua nëntë herë pasi kishte parkuar automjetin në garazh. Ngjarja çoi në një hetim të gjerë dhe në dënimin e disa personave.

Sipas medias islandeze, Sterkaj kishte qenë gjithashtu në kërkim nga autoritetet shqiptare për një çështje të mëparshme penale. Shqipëria kishte kërkuar ekstradimin e tij në vitin 2015 për ekzekutimin e një dënimi për grabitje, por Islanda e refuzoi kërkesën në vitin 2017, pasi vlerësoi se nuk plotësonte kushtet ligjore dhe ndërkombëtare.

Vísir thekson se Sterkaj rezultonte ende në kërkim në Shqipëri në vitin 2021, por nuk është e qartë nëse ai kërkohet aktualisht nga autoritetet shqiptare ose nëse dënimi i mëparshëm mund të ekzekutohet pas kthimit të tij. Autoritetet islandeze sqarojnë se procedura e lirimit dhe dëbimit është e pavarur nga çështjet e ekstradimit.

Ndryshimi ligjor synon gjithashtu të lehtësojë mbingarkesën e burgjeve islandeze. Deri tani, rreth 20 të burgosur të huaj janë liruar me kusht dhe dëbuar, ndërsa disa dhjetëra të tjerë mund të përfshihen në këtë skemë.

Si ndodhi ngjarja?

Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë me silenciator më 13 shkurt të vitit 2021 në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Beqiri jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33-vjeçari nga Tepelena la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

Angjelin Sterkaj ishte fshehur në një garazh dhe kur Armando doli nga garazhi pranë shtëpisë së tij pasi parkoi makinën, Angjelini e qëlloi atë nëntë herë në trup dhe kokë me një pistoletë Sig Sauer të kalibrit 22. Angjelin Sterkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë./ Përshtati "Pamfleti" nga "Visir.is".angjelin sterkaj armando beqiri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Sherr në familje në Dibër, djali qëllon me armë zjarri për të mbrojtur nënën nga xhaxhai i tij 15 Gusht 2026, 11:2011:20Kronike Trafikonte armë zjarri nga Kosova për grupet kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës; e pëson dhe pasagjerja 15 Gusht 2026, 10:5010:50Kronike Prej vitesh i fshehur; zbardhet emri kush është shqiptari me 7 identitete që u kap nga drejtësia italiane 15 Gusht 2026, 09:0509:05Kronike Operacion në Palasë/ Rrezikuan të mbyteshin në det nga moti i keq, shpëtohen tri gratë! 14 Gusht 2026, 20:5720:57Kronike Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Astir djali i Petrit Çakrrit! 14 Gusht 2026, 19:2919:29Kronike Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”! 14 Gusht 2026, 18:5218:52Kronike