Edi Rama dhe Sali Berisha Kur elektorati është i zbrazët nga ideologjia rrjedhimisht edhe politikanët janë të zbrazët nga ajo. Pyesni një shqiptar për qeverisjen Parlamentit a ndonjë ngjarje politike, edhe padyshim do ta merrni një përgjigje. Por kur e pyet çfarë mendon për rolin e shtetit në ekonomi, ose çfarë mendon për raportin e lirisë individuale kundrejt mirëqenies kolektive, apo a duhet të forcojmë arsimin privat apo të financojmë arsimin publik etj... biseda nuk është më aq entuziaste, madje aty mund mbyllet.
Shqipëria është një vend ku opinioni politik është i bollshëm. Fakti që diskutimet politike janë pjesë e çdo takimi me miqtë apo me familjen është një provë e mjaftueshme se problemi në këtë vend nuk është angazhimi politik. Dyshoj se problemi është kuptimësia politike , edhe fakti që sistemi politik me kast e ka fshirë ideologjinë si bazamentin e të bërit politikë edhe e diskursit politik.
Kur elektorati është i zbrazët nga ideologjia rrjedhimisht edhe politikanët janë të zbrazët nga ajo.
Për shembull megjithëse kundërshtare në fushatën elektorale 2025, tanimë Zeqineja nga Jola ndryshojnë vetëm nga flokët.
Analiza pse ndryshimi i dy politikaneve të reja janë vetëm flokët , duhet të fillojë pikërisht tek fakti që në thelb ne kemi një elektorat që nuk i kërkon as Zeqinesë as Jolës e as kujdo tjetër, të shpjegohen mbi ideologjinë ku i bazojnë ato që pretendojnë edhe proklamojnë .
Një politikan që ndërton karrierën politike mbi bindjet ideologjike, e ka përcaktuar njëherë përkatësinë. Një politikan që e ndërton karrierën vetëm për pushtet mund të atashohet kudo që ndodh që t'i japin pushtet .
Sot konsiderohet normale që edhe me njerëzit që merren aktivisht me politikë të jetë pa interes diskutimi i ideologjisë politike . Edhe pse duket një neutralitet i padëmshëm, kjo është pika e rrezikut. Pasi refuzon të njohësh e përcaktosh se ku beson ideologjikisht, diçka tjetër do ta mbushë boshllëkun, edhe pikërisht çfarë e ka zënë vendin e lënë bosh nga ideologjia e ka bërë politikën të dëmshme edhe të urryer.
Vini re që në mungesë të ideologjisë , gjithnjë e më shumë, politika vërtitet rreth udhëheqësve individualë dhe personalitetit të tyre, karizmës së tyre, forcës apo dobësisë së tyre, dëmeve që ata kanë sjellë në politikë ekonomi edhe shoqëri , apo avantazhit se janë të rinj të paprovuar .
Boshllëku i krijuar nga analfabetizmi ideologjik mbushet kështu nga çdo gjë që është më e zhurmshme dhe më e thjeshtë për t’u ndjekur apo besuar.
Kjo është arsyeja pse shoqëritë mendërisht të zbrazëta nga ideologjia janë kaq të rehatshme për të manipuluar nga populistët, edhe në këto mjedise dhe opozitat nuk e dinë më se çfarë mbrojnë.
Ndërsa mesazhet e protestës janë të qarta, "partitë ekzistuese janë të gjitha të kompromentuara në të njëjtën mënyrë" zgjidhja e vetme kërkohet tek krijimi i një partie të re të paprekur nga këto zakone, me njerëz të pakompromentuar.
Njerëzit bëjnë thirrje për një krijimin e një alternative të pastër , duke supozuar se kërkesa e tyre është e mjaftueshme për të nxitur ofertën që e përmbushë atë. Por kërkesa, për një partie të re, anashkalon pyetjen më të rëndësishme: a ekziston aktualisht mjedisi që diçka e tillë të shfaqet dhe të mbijetojë?
Në Shqipëri është provuar se dominimi elektoral, pasi është vendosur, është jashtëzakonisht kokëfortë për t'u ndryshuar; partia në pushtet ka një infrastrukturë organizative, rrjete patronazhistësh të shtrirë në çdo qelizë të shoqërisë; financimi i fushatave në Shqipëri favorizon në mënyrë dërrmuese partitë e konsoliduara dhe ky hendek vetëm është zgjeruar; Qasja në media e çon pamundësinë një hap më tej. Një parti e re, ka një mbulim të papërfillshëm krahasuar me një parti ekzistuese.
Për më tepër një mjedis fertil për lindjen e alternative tjetër ka nevojë për organizata të shoqërisë civile që të reagojnë pa frikën e humbjes së privilegjeve.
Kur i gjithë sistemi politik funksionon si industri duopolistike, ku barrierat e hyrjes janë shumë të larta , a mjafton vetëm pakënaqësia, lodhja edhe irritimi nga keqqeverisja që të lindë një alternativë e re qeverisëse të ndryshme ? Aq më tepër në prani të analfabetizmit ideologjik, çfarë mund ta bind qytetarin se partia apo lëvizja e re apo është alternativa e duhur e ndryshme nga ekzistueset?
Një elektorat i pakënaqur, nuk do të thotë domosdoshmërisht një elektorat i gatshëm për një alternativë të ndryshme. Një elektorat I pakënaqur, por ideologjikisht analfabet , mund të rrezojë një qeveri, por nuk është i aftë të ushtrojë presionin e nevojshëm për një qasje ndryshe .
Ndaj pyetjes se kur është momenti që disa burra e gra të mençur të bëhen bashkë për të ofruar një alternativë të re politike u përgjigjem: "ditën që do të pyesni një 18 vjeçar se në cilën ideologji politike beson, dhe përgjigja që do të merrni është e qartë edhe i toni i vendosur, mund të krijohet për një alternativë tjetër politike!edi rama dhe sali berisha Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Një ‘qendër’ për Shqipërinë 15 Gusht 2026, 16:3816:38Forum Zjarret djegin Shqipërinë, flakët përvëlojnë edhe propagandën e qeverisë 15 Gusht 2026, 12:2112:21Forum Një hartë probabilitare e rrezikut për zjarre 15 Gusht 2026, 11:3011:30Forum Fjala e Rubio-s dhe mësimi që Shqipëria nuk duhet ta lexojë gabim 14 Gusht 2026, 18:0018:00Forum Vlora drejt “furrës urbane”, betonizimi që mund t’i kushtojë shtrenjtë qytetit 14 Gusht 2026, 14:1714:17Forum Miti i mërgimtarit si daja nga Amerika 14 Gusht 2026, 12:0012:00Forum

