Lajme Zone
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Florion Dalladaku, autori i krimit makabër në Lushnje ku vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë, është arrestuar pas një ore.

Florion Dalladaku, autori i krimit makabër në Lushnje ku vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë, është arrestuar pas një ore. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, autori është arrestuar në Fier, ku po përpqiej të arratisje me një ford blu.

Në informacionin e policisë të dhënë pak më parë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në banesën e familjes, ku shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeç, për motive ende të paqarta, dyshohet se ka goditur me një mjet metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen Fanije Dalladaku, 80 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të marra, 80-vjeçarja ka humbur jetën. Ndërkohë, i ati i tij, shtetasi Hasan Dalladaku, 77 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Top Channel