Një rast vjedhjeje është filmuar nga kamerat e sigurisë në një dyqan celularësh në Tiranë.
Siç shihet në pamjet e dërguara nga pronari në redaksinë e JOQ Albania, një person merr një iPhone nga vitrina e dyqanit dhe e vendos në xhep, ndërsa veprimi duket qartë në kamerat e sigurisë.
Pronari pretendon se bëhet fjalë për një shtetas të huaj, të cilin e dyshon se është italian. Ai ka bërë me dije se do të kryejë denoncimin në Polici për rastin.
Pronari kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të filmuar. Kushdo që ka informacion mbi identitetin ose vendndodhjen e tij, mund të kontaktojë me autoritetet. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

