Lajme Zone
Gjysh Gëzimi ka humbur, a e ka parë dikush?
Të tjeraJOQ Albania

Gjysh Gëzimi ka humbur, a e ka parë dikush?

Një 74-vjeçar ka humbur kontaktin me familjarët që prej orës 11:00 të paradites dhe aktualisht nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Një 74-vjeçar ka humbur kontaktin me familjarët që prej orës 11:00 të paradites dhe aktualisht nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Bëhet fjalë për Gezim Hoxhallin, i cili është parë për herë të fundit në zonën e Porcelanit, në Tiranë.

Familjarët janë të shqetësuar për të dhe kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e tij. Ata dyshojnë se 74-vjeçari mund të jetë në zonën e Liqenit Artificial, por deri më tani nuk kanë një informacion të konfirmuar për vendndodhjen e tij.

Kushdo që e ka parë Gezim Hoxhallin ose ka informacion për vendndodhjen e tij, lutet të kontaktojë në numrin: +355 68 507 0570.

Familjarët bëjnë me dije se ende nuk kanë mundur të kryejnë denoncimin për zhdukjen, pasi sipas tyre u është thënë se duhet të kalojnë 24 orë nga momenti i humbjes së kontaktit.