Pas ngjarjes autori është larguar me një automjet së bashku me ish-bashkëshorten 24-vjeçaren Rozalina Plaka, duke marrë me vete edhe armën e gjahut, me të cilën ka qëlluar. 35-vjeçari ka marrë peng edhe ish gruan Policia e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi ka vrarë ish-vjehrrin, ka plagosur ish-vjehrrën, si dhe ka marr peng ish-bashkëshorten e tij.
Refit Buzi ka qëlluar për vdekje ish vjehrrin e 58-vjeçarin Kosta Plaka si dhe ka plagosur edhe gruan e tij 55-vjeçare Belere Plaka. E gjithë ngjarja ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit, sipas dëshmitarëve që kanë dëgjuar krismat. Pas ngjarjes autori është larguar me një automjet së bashku me ish-bashkëshorten 24-vjeçare Rozalina Plaka, duke marrë me vete edhe armën e gjahut, me të cilën ka qëlluar.
“Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut”, thuhet në njoftim. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Burri vret ish-vjehrrin në Fier, merr peng edhe gruan 24 Korrik, 07:44 dalin detaje nga ngjarja tronditëse në fier wmremove transformed 3 vrasja ne fier wmremove transformed 2 900 0 1784874029xn 102 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Burri vret ish-vjehrrin në Fier, merr peng edhe gruan 24 Korrik 2026, 07:3907:39Kronike Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person 23 Korrik 2026, 22:4022:40Kronike Sërish incident me mjetet ujore, pushuesi në Vlorë plagoset nga helika e skafit 23 Korrik 2026, 18:2418:24Kronike Betonieres nuk i mbajtën frenat, pista kryesore që po hetohet për aksidentin me dy të vdekur në Tiranë 23 Korrik 2026, 14:3914:39Kronike Dhunohet efektivi i Policisë Rrugore në Shkodër 22 Korrik 2026, 22:3422:34Kronike Aksidenti i rëndë të mbikalimi i "TEG"-ut, policia zbardh identitetet e viktimave 22 Korrik 2026, 20:0920:09Kronike

