Lajme Zone
Nga vila, aksione e qindra mijëra euro hua, te paga e deputetit: “sheiku” Gjin Gjoni nis manovrat për të mbuluar pasurinë
PolitikëPamfleti

Nga vila, aksione e qindra mijëra euro hua, te paga e deputetit: “sheiku” Gjin Gjoni nis manovrat për të mbuluar pasurinë

Deklarata e dorëzuar në ILDKPKI më 20 nëntor 2025 përfshinte dy prona me vlerë rreth 1.3 milionë euro, një kredi prej 400 mijë eurosh, dhjetëra huadhënie në emër të tij dhe të bashkëshortes Elona Çaushi, si dhe aksione në disa kompani, mes tyre edhe Albania Duty Free Distribution, me vlerë të deklaruar 1.6 milionë euro.

Foto ilustruese Nga pasuri milionëshe te llogaria në minus, çfarë tregon deklarimi i ri i Gjin Gjonit… Pak muaj më parë, deklarata fillestare e pasurisë së deputetit demokrat Gjin Gjoni tërhoqi vëmendjen për shkak të vlerës së lartë të aseteve të deklaruara. I cilësuar prej vitesh në media si "sheiku i drejtësisë", ish-gjyqtari raportonte pasuri të konsiderueshme në prona, aksione, të ardhura nga qiratë dhe një numër të madh huadhëniesh me vlera që arrinin në qindra mijëra euro.

Deklarata e dorëzuar në ILDKPKI më 20 nëntor 2025 përfshinte dy prona me vlerë rreth 1.3 milionë euro, një kredi prej 400 mijë eurosh, dhjetëra huadhënie në emër të tij dhe të bashkëshortes Elona Çaushi, si dhe aksione në disa kompani, mes tyre edhe Albania Duty Free Distribution, me vlerë të deklaruar 1.6 milionë euro.

Katër muaj më vonë, në deklarimin periodik të dorëzuar më 31 mars 2026, tabloja është krejt tjetër. Në vend të listës së gjatë të aseteve, dokumenti fokusohet te lëvizjet financiare të vitit. Gjoni deklaron 1.213.297 lekë të ardhura neto nga paga si deputet, 1.000 euro cash, një llogari page me bilanc negativ 383 mijë lekë, një overdraft prej 660 mijë lekësh, një kredi me detyrim të mbetur 37.7 milionë lekë dhe një kartë krediti me rreth 10.3 mijë euro detyrim. Pasuria e ‘sheikut’ Gjin Gjoni si deputet; mijëra euro huadhënie, dy vila dhe misteri i shtëpisë në Farkë

26 Nëntor, 10:26 Edhe deklarimi i bashkëshortes përmban kryesisht lëvizje në llogari bankare, të ardhura nga paga dhe disa huadhënie të reja, por në vlera shumë të vogla. Pra duket se Gjoni ka nisur manovrat për të mos ekspozuar shumë pasurinë. Ai vetë nuk deklaron asnjë huadhënie apo shpenzim të dyshimtë, ndërsa gruaja ka dhënë disa hua por me vlera nga 50 mijë lekë deri në 12 mijë euro. /Pamfleti Deklarimi i fundit pasuror (31 mars 2026) Pasuria e deklaruar nga Gjin Gjoni

1,000 euro gjendje cash, e krijuar nga të ardhurat nga paga.

Llogari page individuale me balancë -383,315.17 lekë, në overdraft.

Kufiri i overdraftit: 660,000 lekë.

Rritje e një llogarie bankare me 48,340 lekë.

Rritje e një llogarie tjetër me 0.02 euro.

Pakësim në llogari: 259.91 lekë; 17.18 euro; 42.70 euro

Të ardhurat

Nga paga si deputet në Kuvendin e Shqipërisë (12 shtator – 31 dhjetor 2025): 1,213,297 lekë neto.

Kartat e kreditit

Kartë krediti e re (12 shtator 2025 – 31 korrik 2026), pa detyrim të papaguar.

Kartë tjetër krediti, shlyer gjatë vitit: 300 euro

Detyrim i mbetur: 10,291.68 euro

Kredi bankare

Gjatë vitit janë shlyer 511,849.90 lekë.

Detyrimi i mbetur: 37,732,538.91 lekë.

Pasuria e bashkëshortes

Llogaritë bankare

Rritje të depozitave:

414.05 euro

3,857.87 euro (nga paga)

908.03 lekë (nga paga)

87.47 euro

Pakësime:

4 euro

3,757.63 lekë

17,465.60 euro

202,832.98 lekë

6 euro

4 euro

Huadhënie

Janë dhënë hua:

-50,000 lekë, me burim të ardhurat nga qiraja.

-700 euro, me burim të ardhurat nga qiraja.

Janë kthyer ose pakësuar hua:

-1,000 euro

-12,867 euro

-6,000 euro

Të ardhurat

Nga kompania M Aks GmbH 3,804.49 euro neto.

Nga Albcos Albanian Cosmetics 1,565,280 lekë neto. Deklarimi fillestar (20 nëntor 2025) Pasuria e Gjin Gjonit si deputet

Truall + ndërtesë, 2516 m2, 914 mijë euro (50 %) Truall + ndërtesë, 970 m2, 420 mijë euro (50) Huadhënie, 40 mijë euro, 15 mijë euro Huadhënie, 4 mijë euro, 6 mijë euro Huadhënie, 10 mijë euro, 7 mijë euro Huadhënie, 30 mijë euro, 7 mijë euro Huadhënie 9 mijë euro, 11 mijë euro Huadhënie, 20 mijë euro, 11 mijë euro Kredi, 400 mijë euro

Bashkëshortja Elona Çaushi

Apartament 70 m2, 111 mijë euro Apartament 175 m2, 30 mijë euro Aksione ALBANIA DUTY FREE DISTRIBUTION, 1.6 milionë euro Të ardhura nga qiraja 68 mijë euro Të ardhura nga qiraja 95 mijë euro Huadhënie, 33 mijë euro, 30 mijë euro Huadhënie, 40 mijë euro, 60 mijë euro Huadhënie, 7.5 mijë euro, 30 mijë euro Huadhënie, 68 mijë euro, 2.5 mijë euro Huadhënie, 2.5 mijë euro, 18 mijë euro Huadhënie, 9 mijë euro, 5 mijë euro Huadhënie, 5 mijë euro, 60 mijë euro Huadhënie, 1.6 mijë euro, 3.9 mijë euro Huadhënie, 6 mijë euro, 10 mijë euro Huadhënie, 6 mijë euro, 1.5 mijë euro Huadhënie, 2.8 mijë euro, 25 mijë euro Huadhënie, 1.5 mijë euro, 1 mijë euro Huadhënie, 1.5 mijë euro, 2 mijë euro Huadhënie, 4.3 mijë euro, 9 mijë euro Huadhënie, 15 mijë euro, 6 mijë euro Huadhënie, 40 mijë euro, 20 mijë euro Huadhënie, 30 mijë euro, 8.5 mijë euro Huadhënie, 11.5 mijë euro, 15 mijë euro Huadhënie, 16.7 mijë euro, 17 mijë euro Huadhënie, 17 mijë euro, 12 mijë euro Llogari bankare, 15 mijë euro, 19 mijë euro. Kartë krediti, 10 mijë euro.Aksione në kompanitë; Agro Gjoni, LUXURY DIVERSE, ALBCOS ALBANIAN COSMETICS, BEST BUY DRUG STORE, BIO GOURMET dhe Prestige Group. gjin gjoni pasuri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama prezanton dokumentin "Besa": Aleancë me flamingot, jo luftë me to 24 Korrik 2026, 13:3413:34Politike Videoja e nënës File me djalin, Rama sulmon protestuesit: Përdorën një fëmijë autik për të goditur Policinë 24 Korrik 2026, 13:3713:37Politike Rama: Shkulja e flamurit izraelit gjatë protestave cenoi një nga faqet më të ndritura të historisë shqiptare 24 Korrik 2026, 13:2513:25Politike Rama 'shpërlan' zyrtarët e administratës: Kanë fytyrën të parkuar në vend të prapanicës, u kërkojnë para qytetarëve 24 Korrik 2026, 13:1613:16Politike Rama pranon barrën e madhe të pushtetit: 83 mandatet janë mallkim 24 Korrik 2026, 13:1813:18Politike Protestat në Tiranë, Rama: Populli s’na vlerëson më, sot kërkojnë llogari 24 Korrik 2026, 13:1013:10Politike