Lajme Zone
Ekzekutoi ish-vjerrin me armë zjarri, vret veten autori Nertil Buzi
EkonomiPamfleti

Ekzekutoi ish-vjerrin me armë zjarri, vret veten autori Nertil Buzi

Buzi ishte i rrethuar nga efektivët në zonën e ish-fushës së helikopterëve, në fshatin Kurjan, ku kishte qëndruar i ngujuar brenda automjetit të tij. Gjatë operacionit, negociatorët e policisë tentuan në disa raste ta bindnin të dorëzohej, por pa rezultat.

Vrau ish-vjerrin me armë zjarrin, vret veten autori Nertil Buzi 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dha fund jetës me armë zjarri. 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i cili ekzekutoi me armë zjarri ish vjerrin në Roskovec, ka vrarë veten pas disa orësh tentative për negociata me forcat speciale RENEA.

Buzi ishte i rrethuar nga efektivët në zonën e ish-fushës së helikopterëve, në fshatin Kurjan, ku kishte qëndruar i ngujuar brenda automjetit të tij. Gjatë operacionit, negociatorët e policisë tentuan në disa raste ta bindnin të dorëzohej, por pa rezultat.

Sipas policisë, 35-vjeçari qëlloi veten me armë zjarri brenda automjetit. Në vendngjarje u afruan autoambulanca dhe forca të shumta policie për t'i dhënë ndihmën e nevojshme, por 35-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Më herët gjatë ditës, Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun, plagosi ish-vjehrrën, Bejlere Plaku, dhe mori me forcë ish-të fejuarën, Rozalinda Plakun. Kjo e fundit u lirua disa orë më vonë gjatë operacionit policor. Ngjarja po hetohet nga autoritetet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet.

"Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Po ashtu, burime nga DVP Fier bëjnë me dije se ish-partnerja e Refit Buzit, Rozalinda Plaku, ka lënë ambientet e spitalit dhe ndodhet në komisariat, ku po merret në pyetje.

Më herët gjatë ditës së sotme, prindërit e Refit (Nertil) Buzit, kanë reaguar për ngjarjen e rëndë, duke hedhur akuza ndaj familjes së vajzës dhe duke e lidhur konfliktin me një shumë parash të dërguara nga djali i tyre gjatë kohës që jetonte në Angli.

Sipas tyre, gjatë periudhës së bashkëjetesës, që ka zgjatur rreth 9 vite, djali i tyre i kishte dërguar para 24-vjeçares, ndërsa pas ndarjes i kishte kërkuar kthimin e tyre. Prindërit pretendojnë se familja e vajzës nuk ka pranuar t’ia kthejë shumën, çka, sipas tyre, ka çuar në përshkallëzimin e konfliktit.

Babai i autorit thotë se bëhet fjalë për rreth 180 mijë paund, ndërsa nëna shton se paratë i janë marrë vajzës nga familjarët e saj. “Djali ia dërgonte paratë Rozalindës. Diskutohet për 180 mijë paund”, u shpreh babai i autorit.

“Roskovec, Fier/Informacion shtesë. Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, shtetasen R.P, ju informojmë se:

Pas lirimit të saj falë veprimeve profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale”, shkruan Policia.

Si ndodhi krimi?

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të premteje në Roskovec. Sipas të dhënave paraprake, Refit (Nertil) Buzi vrau me armë zjarri ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas mbajti me forcë për disa orë ish-partneren, të cilën e liroi më vonë.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë së Fierit, Erion Ahmeti, bëri të ditur se gjatë negociatave 35-vjeçari kishte kërcënuar disa herë se do t’i jepte fund jetës me të njëjtën armë gjahu, e cila dyshohet se u përdor në vrasjen e ish-vjehrrit dhe plagosjen e ish-vjehrrës.

“Autori i dyshuar vijon të bëjë rezistencë, duke kërcënuar: ‘Mos m’u afroni se do të vras veten’”, u shpreh drejtori i Policisë së Fierit.

Pista kryesore e hetimit lidhet me konfliktet pas ndarjes së çiftit. Dyshohet se 35-vjeçari nuk e pranonte ndarjen e kërkuar nga ish-bashkëshortja dhe se kjo mund të ketë qenë një nga shkaqet që çoi në përshkallëzimin e ngjarjes.

Paralelisht, hetuesit po verifikojnë edhe një pistë të dytë, që lidhet me marrëdhëniet familjare dhe çështje ekonomike mes palëve. Sipas informacioneve paraprake, Refit Buzi kishte jetuar më parë në Angli dhe dyshohet se dërgonte para për vajzën e viktimës.

Policia po punon për të zbardhur nëse këto konflikte kanë ndikuar në ngjarjen e rëndë.

ekzekutoi ish-vjerrin vret veten autori nertil buzi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike U kapën me kokainë me vlerë mbi 1.8 milionë paund dhe armë zjarri, dënohen me burg dy shqiptarë në Britani 24 Korrik 2026, 16:1416:14Kronike Sekuestrohen 3.3 kg flori dhe 133 ora luksoze me vlerë 300 mijë euro, arrestohet argjendari në Lezhë 24 Korrik 2026, 15:4915:49Kronike U plagos me armë zjarri nga ish-dhëndri në Roskovec, si paraqitet gjendja shëndetësore e Bejlere Plakës 24 Korrik 2026, 15:4015:40Kronike Vrasja e çiftit të të moshuarve në Dropull, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72 vjeçar 24 Korrik 2026, 14:4614:46Kronike Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-partneren, autori 35-vjeçar nuk i bindet RENEA-s; vijojnë negociatat për dorëzim 24 Korrik 2026, 14:3014:30Kronike Mbushi Italinë me kokainë, ekstradohet Juljan Kollçaku 24 Korrik 2026, 14:1414:14Kronike