Lajme Zone
Pushteti zgjodhi nënën e gabuar për të bërë politikë!
PolitikëPamfleti

Pushteti zgjodhi nënën e gabuar për të bërë politikë!

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama nuk foli për kushtet ku jeton ajo familje. Nuk foli për varfërinë, për braktisjen apo për hallin e një nëne që lufton çdo ditë për djalin e saj. Ai zgjodhi ta vendoste atë në qendër të një beteje politike.

Nëna me djalin të sulmuar me spraj & Edi Rama Bie propaganda e Edi Ramës, nëna me djalin e prekur nga spektri autik po kalonte rastësisht në rrugë... Ka një kufi që politika nuk duhet ta kalojë kurrë. Ai kufi është dhimbja e njerëzve. Sidomos kur bëhet fjalë për një nënë që rrit një fëmijë me autizëm.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama nuk foli për kushtet ku jeton ajo familje. Nuk foli për varfërinë, për braktisjen apo për hallin e një nëne që lufton çdo ditë për djalin e saj. Ai zgjodhi ta vendoste atë në qendër të një beteje politike. Videoja e nënës File me djalin, Rama sulmon protestuesit: Përdorën një fëmijë autik për të goditur Policinë

24 Korrik, 13:37 Kryeministri deklaroi se gruaja ishte marrë në protestë "për ta kthyer në viktimë të policisë", madje shkoi edhe më tej, duke folur për "korba", "sorra" dhe "manual terroristësh" që, sipas tij, përdorin njerëzit si mburojë.

Por më pas foli vetë ajo grua. Gazetari Osman Stafa ka shkuar në banesën e saj dhe ka rrëzuar gjithë propagandën e Ramës.

"Unë nuk isha në protestë fare. Po vija nga Kamza. Ishin bllokuar rrugët. Duke kaluar te Parlamenti më hodhën piper në sy. Unë kalova rastësisht. Të vijë të përballet me mua kryeministri se ia them në sy. A i hidhet djalit piper syve? Të ballafaqohet me mua Edi Rama", tha ajo. Këto nuk janë fjalët e opozitës. Nuk janë deklarata politike. Janë fjalët e vetë nënës për të cilën foli kryeministri.

Dhe këtu lind pyetja më e rëndë: a e verifikoi dikush historinë e saj përpara se të përdorej në një fjalim politik?

Gazetari Osman Stafa nuk shkoi të bëjë propagandë. Ai shkoi te shtëpia e saj. Ajo që gjeti nuk ishte një skenografi politike. Ishte një realitet i hidhur. Vetëm një ditë më parë, Njësia Bashkiake nr.1 e ka strehuar atë te banesat sociale. Një banesë sociale në kushte të mjerueshme. Një nënë që prej vitesh përballet e vetme me barrën e rritjes së një fëmije me nevoja të veçanta.

Në një shtet normal, ky do të ishte lajmi. Jo sulmi ndaj saj.

Sepse shteti nuk matet nga mënyra si sillet me të fortët. Matet nga mënyra si sillet me më të pambrojturit.

Kur një kryeministër zgjedh t'i kushtojë minuta të tëra një nëne të varfër në një mbledhje politike, ndërsa ajo i përgjigjet duke thënë "nuk isha fare në protestë", debati nuk është më për protestën. Debati është për përgjegjësinë që ka pushteti kur flet për qytetarët e vet.

Në fund mbetet vetëm një e vërtetë e thjeshtë: pushteti ka zërin, kamerat dhe foltorën. Ajo nënë kishte vetëm fjalën e saj.

Dhe ndonjëherë, mjafton pikërisht ajo për të vënë në dyshim gjithë narrativën politike. /Pamfleti rama 1 Komente E Emigranti 1991 24 Korrik 2026, 18:22 Edi rama, sot me zë e figurë përqeshe situatën e nënës dhe fëmijës me aftësi ndryshe, te kujtoj që,një ditë do të duash që të mbeshtetësh kokën diku, por e di mirë që nuk do të gjesh asnjë kraharor sepse je i mallkuar. Po, vellai im, ishte me aftësi të kufizuara. Quhej Arben, dhe ishte një engjëll, që kërkonte shumë dashuri. Kurrë nuk ja kursyem. Ka vite që ka nderruar jetë, na mungon shumë ëngjelli ynë me emrin e bukur Beni . Më ke lënduar në asht. I mallkuar qofsh. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike "Shmangu thelbin e protestës", Tabaku akuza Ramës: Fjalimi nuk fsheh ligjet me porosi dhe interesat klienteliste 24 Korrik 2026, 17:5417:54Politike Nga vila, aksione e qindra mijëra euro hua, te paga e deputetit: “sheiku” Gjin Gjoni nis manovrat për të mbuluar pasurinë 24 Korrik 2026, 17:0417:04Politike Rama prezanton dokumentin "Besa": Aleancë me flamingot, jo luftë me to 24 Korrik 2026, 13:3413:34Politike Videoja e nënës File me djalin, Rama sulmon protestuesit: Përdorën një fëmijë autik për të goditur Policinë 24 Korrik 2026, 13:3713:37Politike Rama: Shkulja e flamurit izraelit gjatë protestave cenoi një nga faqet më të ndritura të historisë shqiptare 24 Korrik 2026, 13:2513:25Politike Rama 'shpërlan' zyrtarët e administratës: Kanë fytyrën të parkuar në vend të prapanicës, u kërkojnë para qytetarëve 24 Korrik 2026, 13:1613:16Politike