Lajme Zone
Vrau bashkëkombasin në Selanik në 2020 në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Greqi! Pritet ekstradimi drejt vendit tonë (EMRAT)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau bashkëkombasin në Selanik në 2020 në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Greqi! Pritet ekstradimi drejt vendit tonë (EMRAT)

I riu i arrestuar dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka vrarë bashkëkombasin e tij në Selanik, pasi fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë goditur me thikë.

26-vjeçari shqiptar Romarjo Tahiraj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një bashkatdhetari në Selanik në vitin 2020, është arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se arrestimi i 26-vjeçarit të lindur në Korçë u realizua në kuadër të operacionit të koduar ‘The Wanted’, në bashkëpunim me Interpol Athinën. LEXO edhe...Kukës/ Të dënuar në Gjermani me nga 15 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohen dy të rinjtë nga Kosova! (EMRAT) Sipas hetimeve, i riu dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Orgel Xhambazi dhe Medi Ganolli, ka vrarë bashkëkombasin e tij Spartak Dervishin, pasi fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë goditur me thikë. Kallëzimi për vrasjen u bë nga familjarët e viktimës në Korçë. Në vitin 2021, Gjykata e Korçës i kishte caktuar 26-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Pas arrestimit të tij në Greqi, autoritetet shqiptare dhe ato greke vijojnë procedurat për ekstradimin e të dyshuarit në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë. Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit / Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, i dyshuar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik, në vitin 2020, kapet në Greqi 26-vjeçari. Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Drejtorisë së Interpolit dhe Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u arrestua provizorisht në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. T., 26 vjeç, i lindur në Korçë. Në vitin 2021, Gjykata e Korçës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet dyshohet se në vitin 2020, në Selanik, shtetasi R. T., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, kanë vrarë shtetasin shqiptar S. D., të cilin fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë goditur me mjete prerëse. Familjarët e viktimës kanë bërë kallëzim në Korçë për ngjarjen e ndodhur në Selanik dhe veprimet janë koordinuar me autoritetet greke. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 26-vjeçarit në Shqipëri. R.Xh/ReportTv.al greqi vrasje vrasje me armë zjarri ekstradim selanik Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 41.7% Nuk e di 8.3% Vota total: 602 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?