Lajme Zone
Halloween protestash në Francë, 320 mijë protestues në rrugë kundër qeverisë! Gurë e koktej Molotov ndaj 70,000 efektivëve në terren
BotëReport TV

Halloween protestash në Francë, 320 mijë protestues në rrugë kundër qeverisë! Gurë e koktej Molotov ndaj 70,000 efektivëve në terren

Tensionet u përshkallëzuan veçanërisht në Paris, ku ndaj policisë u hodhën gurë dhe një koktej Molotov, ndërsa incidente u regjistruan edhe në qytete të tjera.

Franca e kaloi fundjavën e Halloween-it mes protestave masive dhe përplasjeve me policinë. Rreth 320 mijë qytetarë dolën në rrugët e disa qyteteve për të protestuar kundër rritjes së kostos së jetesës, pabarazive sociale dhe politikave të qeverisë. Për të mbajtur situatën nën kontroll, autoritetet angazhuan rreth 70 mijë policë dhe xhandarë në të gjithë vendin. Protestat u zhvilluan në Paris, Marsejë, Lion, Tuluzë dhe Bordo, me pjesëmarrjen e sindikatave, grupeve studentore dhe mbështetësve të lëvizjes së “Jelekëve të Verdhë”. LEXO edhe...‘Policia ka dhunuar protestuesit’/ PL: Të rinjtë po përballen me gaz e plumba gome! Të hetohet përdorimi i tepruar i forcës (VIDEO) Në kryeqytetin francez, ku sipas Ministrisë së Brendshme u mblodhën rreth 70 mijë demonstrues, marshimi nisi pa incidente, por situata u tensionua drejt fundit. Disa persona të maskuar shkulën gurë nga trotuaret dhe i hodhën në drejtim të policisë, ndërsa ndaj efektivëve u hodh edhe një koktej Molotov. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Përplasje dhe incidente u raportuan edhe në Marsejë, Lion dhe Tuluzë, megjithëse pjesa më e madhe e demonstratave u zhvillua në mënyrë paqësore. Protestat morën edhe pamjen e festës së Halloween-it. Mes demonstruesve kishte persona të veshur si Spider-Man, Frankenstein apo zombi, ndërsa në qiellin e Parisit patrullonin helikopterë të policisë. Një nga pamjet që tërhoqi vëmendjen ishte ajo në Bordo, ku një protestues me maskën e personazhit “Ghostface”, të njohur nga filmat “Scream”, u shfaq pranë një zjarri të ndezur mbi shinat e tramvajit. Autoritetet franceze kishin përforcuar masat e sigurisë pas thirrjeve në rrjetet sociale për protesta gjatë natës së Halloween-it. Tubimet ishin promovuar edhe me sloganin “Nata e Errësirës”, ndërsa disa prej thirrjeve nxisnin veprime më radikale kundër institucioneve. Pakënaqësitë e protestuesve lidhen me disa çështje, nga kostoja e jetesës dhe vështirësitë për strehim, te pabarazitë sociale dhe mënyra se si policia ndërhyn gjatë demonstratave. Këto kërkesa u janë shtuar shqetësimeve të mëparshme për arsimin. U.D/ReportTv.al proteste france Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 41.7% Nuk e di 8.3% Vota total: 602 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?