Lajme Zone
Vrau me thikë Spartak Dervishin, kapet në Greqi pas gjashtë vitesh në arrati autori 26-vjeçar
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau me thikë Spartak Dervishin, kapet në Greqi pas gjashtë vitesh në arrati autori 26-vjeçar

Një 26-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Romarjo Tahiri, është arrestuar në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen me thikë të shtetasit shqiptar Spartak Dervishi, në Selanik, në vitin 2020.

Një 26-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Romarjo Tahiri, është arrestuar në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen me thikë të shtetasit shqiptar Spartak Dervishi, në Selanik, në vitin 2020. Sipas hetimeve, Tahiri dyshohet se ka kryer krimin në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ndërsa arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “The Wanted”. Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit/ Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, i dyshuar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik, në vitin 2020, kapet në Greqi 26-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Drejtorisë së Interpolit dhe Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Ëanted”, u arrestua provizorisht në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. T., 26 vjeç, i lindur në Korçë.

Në vitin 2021, Gjykata e Korçës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se në vitin 2020, në Selanik, shtetasi R. T., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, kanë vrarë shtetasin shqiptar S. D., të cilin fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë goditur me mjete prerëse.

Familjarët e viktimës kanë bërë kallëzim në Korçë për ngjarjen e ndodhur në Selanik dhe veprimet janë koordinuar me autoritetet greke.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 26-vjeçarit në Shqipëri. Top Channel