Lajme Zone
Makina bie në humnerë në Librazhd, plagoset 22-vjeçari, pranë automjetit gjendet një pistoletë. Çfarë ndodhi para aksidentit
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Makina bie në humnerë në Librazhd, plagoset 22-vjeçari, pranë automjetit gjendet një pistoletë. Çfarë ndodhi para aksidentit

Një aksident është regjistruar në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 150 metra larg saj.

Një aksident është regjistruar në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 150 metra larg saj. Nga verifikimet paraprake, drejtues i automjetit ka qenë 22-vjeçari Renis Pajtim Kalnxhi, i vitlindjes 2004, i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, në vendngjarje nuk janë konstatuar persona të tjerë që mund të kenë qenë në automjet. Ndërkohë, gjatë këqyrjes së zonës, pranë makinës së dëmtuar është gjetur një armë zjarri tip pistoletë.

Burime bëjnë me dije se i riu dyshohet se është përfshirë në një konflikt dhe se mund të jetë dëmtuar përpara se automjeti të dilte nga rruga.

Për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit po kryhen veprime hetimore nga Komisariati i Policisë Librazhd. Top Channel