Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në lagjen nr. 14 në qytetin e Korçës, ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje. Sipas informacioneve paraprake, një person dyshohet se ka mbetur i vrarë, ndërsa arma e përdorur mendohet të jetë kallashnikov. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit të dyshuar. Informacionet janë ende paraprake, ndërsa priten të dhëna të tjera zyrtare nga Policia e Korçës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

