Autori i vrasjes së 20-vjeçarit, J.Z., në Korçë është identifikuar nga policia dhe punohet për kapjen e tij. Sipas informacioneve janë ngritur postblloqe në pikat hyrëse të qytetit dhe në akset nacionale.
Gjithashtu shërbimet e policisë po sekuestrojnë të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes.
Bëhet me dije se autori e ka ndjekur viktimën dhe e ka ekzekutuar në hyrjen e një pallati. Shkaqet e vrasjes së rëndë që ka tronditur Korçën ende nuk dihen. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

