Lajme Zone
Qëllohet me kallashnikov një person në Korçë
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Qëllohet me kallashnikov një person në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës pasditen e sotme, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës pasditen e sotme, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr. 14 të qytetit. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, ndaj viktimës është qëlluar me armë zjarri të llojit automatik "Kallashnikov".

Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e viktimës si dhe kapjen e autorit apo autorëve të përfshirë.

Deri në këto momente nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia për identitetin e viktimës apo motivet e këtij krimi. Informacioni mbetet paraprak dhe priten detaje të mëtejshme në vijim.