Dalin detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko, e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se viktima dhe autori i dyshuar kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë. Autori i dyshuar rezulton të ketë precedentë penalë, ndërsa më herët është përfshirë në ngjarje të lidhura me armëmbajtjen pa leje dhe plagosjen. Të dhënat e reja e bëjnë edhe më të ndërlikuar hetimin, pasi ende nuk dihet se çfarë ka shkaktuar përplasjen mes dy të rinjve që njiheshin prej vitesh. Ndërkohë, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe vijon kërkimet për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postblloqe policie, ndërsa po kryhen kontrolle të shtuara në akset rrugore dhe zonat përreth. Grupi hetimor po sekuestron gjithashtu kamerat e sigurisë në zonën e ngjarjes, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e lëvizjeve të dy të rinjve dhe dokumentimin e plotë të krimit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin dhe dinamikën e plotë të vrasjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Johan Zuko korce vrasja

