Zbulohet emri i autorit të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e rëndë e ndodhur sot në lagjen nr. 14 në Korçë. Sipas gazetares Lorena Kodra, bëhet fjalë për Kristjan Sterjon, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje me armë zjarri viktimën. Sterjo është shpallur në kërkim nga Policia, ndërsa vijojnë kontrollet dhe postblloqet në disa zona për lokalizimin dhe kapjen e tij. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivit të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po administron edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi krimi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: korce vrasja

