Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, në kuadër të protestës së ditës së 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit janë nisur në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër qeverisë. “Rama, jep dorëheqjen!” është një prej thirrjeve kryesore që shoqëron protestuesit në marshimin drejt Kryeministrisë. Qytetarët pritet të grumbullohen përpara Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën dhe kërkesat e tyre për ndryshime politike dhe institucionale. Protesta e sotme shënon ditën e 70-të të qëndresës qytetare, e cila sipas organizatorëve nisi fillimisht si reagim ndaj projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, por më pas u shndërrua në një lëvizje me kërkesa të drejtpërdrejta politike.
Pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime të thella politike dhe institucionale, ndërsa mes kërkesave të tyre është edhe largimi i asaj që e konsiderojnë si “klasa e vjetër politike”. Me kalimin e ditëve, protesta ka vijuar të mbajë të njëjtën kërkesë kryesore: dorëheqjen e Edi Ramës dhe ndryshimin e modelit aktual të qeverisjes. Tashmë sytë janë te marshimi që do të zhvillohet nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta e ditës së 70-të. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
