Lajme Zone
70 ditë revoltë, protestuesit sfidojnë Ramën: Mjaft është mjaft!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

70 ditë revoltë, protestuesit sfidojnë Ramën: Mjaft është mjaft!

Protestuesit shprehen se qeveria e drejtuar nga Rama duhet të largohet dhe “ta lërë vendin të lirë”, ndërsa kërkesa kryesore që përsëritet në tubim është dorëheqja e kryeministrit dhe kabinetit të tij.

Foto nga protesta Protestuesit janë mbledhur sërish para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Ndërkohë, për datat 14-16 gusht është paralajmëruar një protestë kombëtare, së cilës organizatorët presin t’i bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora. Ka nisur mbrëmjen e sotme protesta e 70-të para Kryeministrisë, ku qytetarët janë mbledhur për të kërkuar largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit shprehen se qeveria e drejtuar nga Rama duhet të largohet dhe “ta lërë vendin të lirë”, ndërsa kërkesa kryesore që përsëritet në tubim është dorëheqja e kryeministrit dhe kabinetit të tij.

Edhe në protestën e 70-të, pjesëmarrësit kanë dalë me pankarta dhe mesazhe në shqip dhe anglisht.

“70 ditë, ende së bashku”, “70 ditë për Shqipërinë” dhe “Dorëheqje, mjaft është mjaft”, janë disa prej mesazheve të shfaqura para Kryeministrisë.

Pas 70 ditësh protestë, qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar dhe tubimet do të vijojnë deri në realizimin e kërkesës për dorëheqjen e qeverisë.

Ndërkohë, protesta pritet të marrë përmasa më të mëdha në mesin e muajit. Për datat 14-16 gusht është paralajmëruar një protestë kombëtare, ku organizatorët presin pjesëmarrje edhe nga diaspora.

Sipas paralajmërimeve të bëra për tubimin, shqiptarë që jetojnë jashtë vendit pritet t’u bashkohen protestuesve në shesh gjatë këtyre ditëve.protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Vapa ekstreme drejt fundit? Meteorologia tregon kur nis rënia temperaturave 8 Gusht 2026, 19:2719:27Aktualitet Riaktivizohet zjarri në Koilac të Mallakastrës, flakët rrezikojnë banesat; evakuohen disa familje 8 Gusht 2026, 18:0118:01Aktualitet Video/ Avancon zjarri në Malin e Krujës, dhjetëra banesa në rrezik 8 Gusht 2026, 16:4316:43Aktualitet Zjarri në Krujë, banorët luftojnë flakët me mjete rrethanore: Në rrezik 35 banesa, këtu jetojmë mbi 500 vetë 8 Gusht 2026, 16:4116:41Aktualitet Zjarr i frikshëm në Krujë, flakët rrezikojnë 30 banesa dhe disa biznese! 8 Gusht 2026, 15:2015:20Aktualitet I nxehti “përvëlon” vendin, meteorologu zbulon qytetet ku temperaturat prekin 41°C 8 Gusht 2026, 13:4013:40Aktualitet