Myslim Murrizi Kjo teoria që Divjaka i duhet Lushnjës për të pasur dalje në det më “kënaqi” shumë se po mendoja si do ia bëjë Korça, Elbasani, Berati, Gjirokastra, Tepelena, Dibra, Kukësi, Skrapari, Kuçova, Mallakastra, Burreli, Puka e të tjera për të dalë në det. Si duket, nga “BESA” e Ramës mesazhi është i qartë që prerja në besë është thelbi i modelit qeverisës të Rilindjes si pjellë e PKSH nga viti 1944 e derisa t’i jepni besën një të pabesi.
E kam thënë disa herë që:
Kush harron shpejt, gabon shpesh dhe do të vuajë gjatë mbi shpinë harresën e tij.
Divjaka, në 9 palë zgjedhje lokale nga viti 1992, 1996, 2000, 2003, 2007, 2011, 2015, 2019, 2023, ka votuar në 6 palë zgjedhje PS në vitet 1992, 2000, 2011, 2015, 2019, 2023 dhe 2 palë zgjedhje PD në vitin 1996, 2007 e njëherë në vitin 2003 PPDNJ.
Divjaka, në 36 vite pluralizëm, nga 11 palë zgjedhje politike 1991, 1992, 1996, 1997, 2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025, ka votuar vetëm 2 herë për PD në mars 1992 dhe maj 1996, ndërsa 9 palë zgjedhje politike për PS.
Divjakën Bashki e ka bërë Presidenti Berisha në dhjetor të vitit 1994 pas një premtimi që bëri gjatë fushatës për referendumin edhe pse Divjaka votoi kundra referendumit duke mos e prerë në besë PS, partinë që po e pret në besë sot, Berisha nuk i preu në besë, por dekretoi Divjakën BASHKI edhe pse në atë kohë kryetar i komunës Divjakë ishte z. Stavri Zaka i PS.
Divjaka e ka marrë në pronësi me dokumente plazhin e Divjakës në dhjetor 1998 dhe e bëri fakt shkurt të vitit 1999 pas një këmbënguljeje timen si deputet dhe mirëkuptimin dashamirës të të ndjerit Bashkim Fino që ishte ministër për pushtetin lokal kur kryetar bashkie ishte z. Filip Gorrea dhe këshilli bashkiak emëroi si drejtor të plazhit z. Gjergj Janku.
Nga viti 1960 deri në vitin 1999 plazhi i Divjakës komandohej nga Lushnja dhe numëroheshin me gishtat e dorës Divjakasit e punësuar aty.
Edhe në procesin e privatizimit të 3 pallateve dhe kabinave të plazhit përfituan pothuajse vetëm Lushnjarë dhe të tjerë, por jo Divjakas.
I vetmi Divjakas që ka përfituar një pallat nga privatizimi ka qenë z. Prof. Mali ose vjehrri i ish-deputetes së PD, znj. Ilda Dhori.
Lagunën e Karavastasë ia mori një biznesmen nga Durrësi.
Godllën e vogël pas repartit ushtarak, sot posta e policisë, e privatizoi një tjetër nga Durrësi.
Kënetën e Pandeliut një biznesmen nga Tirana, idhtar i PS.
Për kujtesë të atyre që duan të harrojnë për hatër të bindjeve skllave ndaj PS, po ju kujtoj që DIVJAKA ishte e vetmja pikë e VEFAS që ka marrë 100% paratë e futura tek ky fondacion, 7.2 milionë euro, në vitin e mbrapshtë 1997, si asnjë vend tjetër në të gjithë Shqipërinë.
Dhe vjen një ditë që mosmirënjohja të kthehet mbrapsht si “mirënjohje” ndaj atyre që ju je treguar mosmirënjohës.
Divjaka si Bashki e sotme ka rreth 65 000 banorë dhe rreth 40 000 votues.
Divjaka Bashki e sotme ka rreth 22 000 hektarë tokë dhe është ndoshta prodhuesja më e madhe bujqësore në Shqipëri.
Divjaka sot si Bashki ka rreth 10 km bregdet, por për fat të keq i shndërruar në moçal dhe mijëra kilometra larg të qenurit plazh e i lënë në këtë gjendje qëllimisht, ndoshta për t’ia dhënë si “qerasje” ndonjë halabaku me emrin Alabar.
Kjo teoria që Divjaka i duhet Lushnjës për të pasur dalje në det më “kënaqi” shumë se po mendoja si do ia bëjë Korça, Elbasani, Berati, Gjirokastra, Tepelena, Dibra, Kukësi, Skrapari, Kuçova, Mallakastra, Burreli, Puka e të tjera për të dalë në det.
Se TIRANA “ka” si dalje në det Gjirin e Lalzit dhe në Green Coast në Palasë ku banojnë pothuajse të gjithë halet e politikës shqiptare që vjedhin në Tiranë.
Nuk e di mbi çfarë kriteri është parë shkrirja e Bashkisë Divjakë se për popull, për votues, për sipërfaqe është ndër 25 bashkitë më të mëdha që ka Shqipëria nga 61 që janë.
Por ndoshta është parë vetëm në aspektin e besës që Divjaka i ka qëndruar besnike PS dhe Rilindjes non stop dhe Rilindja po ia kthen besën me pabesi që ta ketë akoma më shumë BESNIKE në zgjedhjet e 2027 e në vazhdim duke besuar si të pabesë që janë në sindromën e STOKHOLMIT që dashurohesh me “dhunuesin”.
Divjaka sot ka të punësuar rreth 600 punonjës, përfshi edhe 4 njësitë administrative që janë pjesë e saj (Gradisht, Grabian, Tërbuf, Remas).
Ju garantoj që as 60 prej jush nuk do jeni më të punësuar kur të jeni me Bashkinë Lushnjë, ndaj habitem shumë me “besnikërinë” tuaj si administratë ndaj PS që nuk dilni në protestë.
Gjithsesi, kush beson në ZOT e di mirë që vjen një ditë dhe do të paguash për mosmirënjohjen ndaj atij apo atyre që të kanë bërë mirë ose për mbajtjen e besës si skllav me të pabesët që të kanë parë thjesht si fletë votimi e jo si qytetar.
Në 11 maj të vitit 2025 votuat përsëri rreth 80% për PS.
A keni pyetur ndonjëherë pse heshtin si vemje, mender, deputetët e PS të rrethit Lushnjë që përfituan nga vota juaj “besnike” e nuk ju pjerdhin fare të jenë aty në protestë me ju???
Po që do ta votojnë rresht si qen të tredhur shkrirjen e Bashkisë Divjakë në Parlament sa t’ju shkojë për t’u votuar, a e dini????
Besnikëria si skllevër ka kosto dhe koston do ta paguash një ditë, sado e largët që të duket ajo ditë.
Kush hesht nga përçmimi dhe voton si skllav “robërin” e tij nuk e meriton lirinë.
divjaka bese partia besnike Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane 8 Gusht 2026, 10:4210:42Forum Provokacja e Mickovskit me shqipen synon Tiranën 7 Gusht 2026, 18:5718:57Forum Serbia mes Vuçiçit dhe nacionalizmit të opozitës 7 Gusht 2026, 18:0818:08Forum Nga Vlora në Ceuta: A e ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”? 6 Gusht 2026, 17:5117:51Forum Gjykata Kushtetuese na katandisi te Besa 6 Gusht 2026, 13:1213:12Forum Policia- herë si zot, herë si mallkim 6 Gusht 2026, 12:1512:15Forum

