Kur e quajti Ramën 'Skënderbe', Elisa Spiropali krijoi imazhin e idealistes së pakorruptuar. Por dokumentet tregojnë se në dhjetor 2011, bashkëshorti i saj Salarjon Totaj u fut në një listë të posaçme të qeverisë 'Berisha' për banesa sociale, megjithëse në korrik 2011 nuk ishte në listën e të pastrehëve. Në prapaskenë dyshohet se ka ndërhyrë Gramoz Ruçi, që e ka nip Salarjanin... Ish-Drejtoresha e Doganave, ish-Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, ish-Kryetare e Kuvendit dhe ish-Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ngjitjen në karrierë e ka shoqëruar me qëndrime agresive ndaj bëmave të Sali Berishës gjatë pushtetit e gjatë 13 viteve opozitë.
Shumë shpejt, sidomos pasi e quajti Edi Ramën "Skënderbe", Elisa krijoi imazhin e rremë të "rilindëses idealiste me figurë të pastër dhe të pakorruptuar e pa kompromise pazaresh" me ish-pushtetin e PD-së e të PS-së.
Por dokumentet që janë publikuar dhe shumë dokumente të papublikuara që disponon "Pamfleti" vërtetojnë se nën maskën e "figurës së pastër" të Elisa Spiropalit, bashkëshorti i saj Salarjon Totaj ka përfituar pasuri të shumta e miliona euro me tenderë nga pushteti i PS-së, por dhe nga pushteti i Sali Berishës.
Fakti është ky: me Vendim Nr. 72, datë 20 dhjetor 2011 të Këshillit Bashkiak të Fierit, në atë kohë i drejtuar nga PD me kryetar Vasil Ndrekon, bashkëshorti i Elisa Spiropalit ka marrë banesë si "i pastrehë", me fonde dhe listë të posaçme të miratuar nga Sali Berisha. Trajtimi me banesë i familjeve të pastreha në Fier u bë me Vendim Nr. 37, datë 21 korrik 2011; vendim në të cilin Salarjon Totaj nuk ishte në listë, sepse realisht nuk ishte i pastrehë dhe nuk ishte familje në nevojë, pasi kishte shumë të ardhura financiare.
Por 5 muaj më pas, konkretisht në dhjetor 2011, qeveria "Berisha" i dërgoi Bashkisë së Fierit një fond dhe listë emrash të shtuar për t'u trajtuar me banesa si "të pastrehë", mes të cilëve ishte futur emri Salarjon Luan Totaj, bashkëshorti i Elisa Spiropalit.
Shtimi i emrit të bashkëshortit të Elisa Spiropalit me vendim e listë të posaçme nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhe miratuar nga Këshilli Bashkiak i Fierit që kishte shumicën dhe drejtohej nga PD, tregon se Elisa ka qenë e preferuar e "tepsisë" së pushtetit "Berisha".
Ndoshta, te ish-kryeministri Sali Berisha për t'i dhënë banesë si gjoja "i pastrehë" duke falsifikuar dokumentet, ka ndërhyrë miku i tij Gramoz Ruçi, i cili e ka nip bashkëshortin e Elisa Spiropalit dhe njëherësh e ka ortak me të birin Ledian Ruçi në koncesionin e fotovoltaikëve në bregdetin e Semanit.
Por, Elisa dhe bashkëshorti Salarjon Totaj, megjithëse kanë përfituar banesë si "të pastrehë", vazhdojnë të deklarojnë se janë "të pastrehë".
Ky është vetëm një nga përfitimet e fshehura, ndër shumë përfitime të tjera me fonde e dhjetra hektarë tokë shtetërore me koncesion për 99 vjet; aferat në Kryesinë e Kuvendit, Ministrinë e Jashtme, pa harruar bëmat kur drejtonte doganat, për të cilat do të flasim në vijim./Pamfletielisa spiropali qeveria berisha salarjon totaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Ndaleni dorën: skema që rrezikon Qendrën Historike dhe synon të zhdukë Shkodrën e vjetër 7 Gusht 2026, 14:3514:35Dosja e zezë 482 faqe që fsin epokën Orbán/ Si u kthye lajmi në instrument pushteti në Hungari dhe pse dosja duhet të alarmojë edhe Shqipërinë 7 Gusht 2026, 11:4511:45Dosja e zezë Zani Çaushi: ish kapobanda e Vlorës që i shtrëngoi dorën një kryeministri europian 6 Gusht 2026, 15:5415:54Dosja e zezë A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste? 6 Gusht 2026, 14:3514:35Dosja e zezë Monstra i Korrupsionit, Blendi Gonxhe kërcënon protestuesit; ndërsa dosjet e tij të zeza flenë në SPAK 5 Gusht 2026, 14:5014:50Dosja e zezë Gjuhadoli po shembet me firmën e shtetit: plani për të betonizuar Qendrën Historike të Shkodrës 5 Gusht 2026, 10:1210:12Dosja e zezë

