Lajme Zone
'Ndrangheta’ feston 10 vjetorin e koncesionit të pastrimit të Tiranës: libër propagandistik me 10 mijë kopje, ndërsa SPAK hesht
EkonomiPamfleti

'Ndrangheta’ feston 10 vjetorin e koncesionit të pastrimit të Tiranës: libër propagandistik me 10 mijë kopje, ndërsa SPAK hesht

Kompania e pastrimit të mbetjeve "Eco Tirana" e grupit mafioz italian 'Ndrangheta” me qendër në Verona, ka vendosur që në muajin shtator 2026 të promovojë 10-vjetorin e aktivitetit të biznesit koncesionar që ushtron në Tiranë.

Më 7 gusht, kompania 'Eco Tirana' e mafies italiane shpalli ankand për botimin e librit 'ECO Tirana: Një udhëtim i veçantë në pastrimin e Tiranës', për të promovuar 10-vjetorin e koncesionit 84-vjeçar. 49% aksionerë e grupit 'Ndrangheta’ marrin 6 milionë euro në vit dhe zhvillojnë tenderë pa llogari. Anti-mafia italiane ka dërguar dosjen në SPAK, por hetimi nuk lëviz... Kompania e pastrimit të mbetjeve "Eco Tirana" e grupit mafioz italian 'Ndrangheta” me qendër në Verona, ka vendosur që në muajin shtator 2026 të promovojë 10-vjetorin e aktivitetit të biznesit koncesionar që ushtron në Tiranë.

Si pjesë të promovimit, grupi 'Ndrangheta” ka vendosur të publikojë një libër të posaçëm, ku do të pasqyrojë "sukseset" e koncesionit gjatë 10 viteve të para në pastrimin e mbetjeve të Tiranës.

Më 7 gusht 2026, kompania "Eco Tirana" ka shpallur një ankand për botimin e librit "ECO Tirana – Një udhëtim i veçantë në pastrimin e Tiranës".

Kjo procedurë ankandi është firmosur nga Drejtori Ekzekutiv, Diego Tosti, një nga krerët dhe përfaqësues i grupit mafioz 'Ndrangheta” në koncesionin e pastrimit të Tiranës.

Ankandi për librin do të zhvillohet më datë 10 gusht, ndërsa libri do të botohet në 10 mijë kopje; të cilat bosët e koncesionit "Eco Tirana" do t'i shpërndajnë falas dhe do t'i reklamojnë në mediat e financuara prej tyre. Qëllimi i publicitetit është për të bindur qytetarët e Tiranës se sa i nevojshëm është koncesioni me afat 84 vjet, dhe sa korrekt është grupi mafioz 'Ndrangheta” në pastrimin e kryeqytetit, kur faktikisht ka shumë zona, lagje, rrugë e rrugica që nuk pastrohen rregullisht.

Ankandi është shpallur në Buletinin e Prokurimeve Publike si detyrim procedural, ngaqë grupi mafioz 'Ndrangheta” merr 6 milionë euro në vit nga taksat publike nëpërmjet "Eco Tirana" dhe është pronar ortak me 49% aksione në koncesionin e pastrimit të Tiranës.

Ndërsa 51% aksione i ka Bashkia e Tiranës, por 100% të fondit për shërbimin e pastrimit, gjatë 10 viteve aktivitet, i ka marrë grupi 'Ndrangheta”, i cili ka dhe të drejtën të sajojë, shpallë e zhvillojë tenderët me vlera financiare që arrijnë deri në 1 e 2 milionë euro, pa dhënë llogari te Bashkia e Tiranës si ortake.

Një nga këto tenderime është dhe ankandi i botimit të librit me 10 mijë kopje, për të pasqyruar suksesin e 10 viteve të para në koncesionin e pastrimit të Tiranës.

Ky koncesion ka filluar aktivitetin më 16 shtator 2016 dhe është me kontratë 84 vjet; pra, deri më 31 dhjetor të vitit 2100, pastrimin e Tiranës do ta ketë si biznes monopol grupi mafioz italian 'Ndrangheta”.

Në raportet e Anti-mafies italiane, që ka dërguar dosjen në SPAK, thuhet se nën maskën e pastrimit të Tiranës, krerët e grupit mafioz 'Ndrangheta” pastrojnë edhe në Shqipëri miliardat e aktiviteteve kriminale.

Më datë 7 gusht 2021, u arrestua në Spanjë mafiozi italian Maurizio Alfeo, i cili ka firmosur kontratën e koncesionit "Eco Tirana" si përfaqësues i grupit 'Ndrangheta”./Pamfletindragheta pastrimi i tiranës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Arrestimi i Beqirit në Francë fut në panik Ergys Agasin: Bisedat në celular rrezikojnë të groposin koordinatorin 8 Gusht 2026, 13:2813:28Anti-Mafia Eni Vasili shpërblen të besuarit e saj; “Taskë Forcë” me 17 punonjës, ndërkohë që kërkon dyfishimin e taksës për TVSH-në 7 Gusht 2026, 13:5313:53Anti-Mafia Endri Haxhiu, 'zari' i Blendi Gonxhes ka ndërhyrë në 114 monumente kulturore dhe ka firmosur 171 ndërtime në zona arkeologjike, në Shkodër e gjithë Shqipërinë 6 Gusht 2026, 19:0619:06Anti-Mafia Aventurat e pazareve të Edi Ramës: Bechetti, 130 milionë Euro për “TV-Agon”; Behgjet Pacolli kërkon 700 milionë Euro për aeroportin e Vlorës. Po Ron Yeffet?! 6 Gusht 2026, 18:0618:06Anti-Mafia Alban Mësonjësi, nga 'Panama Papers' i Parajsave Fiskale në Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë 5 Gusht 2026, 13:5613:56Anti-Mafia Genc Mata, CEO i kontrabandës dhe trafikut në Durrës; anëtar i Këshillit Drejtues të Portit Detar me 11 dosje hetimore 4 Gusht 2026, 11:3111:31Anti-Mafia