Lajme Zone
Si ndodhi vrasja në Korçë/ 20-vjeçari u konfliktua me autorin, viktimës i gjendet një thikë në vendgjarje
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Si ndodhi vrasja në Korçë/ 20-vjeçari u konfliktua me autorin, viktimës i gjendet një thikë në vendgjarje

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko, e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në Korçë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima dhe autori i dyshuar janë përfshirë në një konflikt pak para momentit fatal.

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko, e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në Korçë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima dhe autori i dyshuar janë përfshirë në një konflikt pak para momentit fatal. Një tjetër detaj i rëndësishëm që po verifikohet nga grupi hetimor është se viktima dyshohet se kishte me vete një thikë, e cila është gjetur në dorën e tij pas ngjarjes. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse thika është përdorur gjatë konfliktit dhe për të rindërtuar dinamikën e plotë të përplasjes mes dy të rinjve. Viktima dhe autori i dyshuar, sipas informacioneve të mëparshme, kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë. Autori dyshohet se ka precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje. Ndërkohë, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe vijon kërkimet për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postblloqe, ndërsa po kontrollohen akset rrugore dhe zonat përreth. Grupi hetimor po sekuestron edhe kamerat e sigurisë në zonën e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e lëvizjeve të viktimës dhe autorit dhe zbardhjen e plotë të konfliktit që përfi në vrasje. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: korce vrasja