Lajme Zone
Vrasje dhe trafik droge/ Dy ekstradime drejt Shqipërisë, kush janë dy të rrezikshmit që ranë në rrjetë
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasje dhe trafik droge/ Dy ekstradime drejt Shqipërisë, kush janë dy të rrezikshmit që ranë në rrjetë

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Kolumbi kan...

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Kolumbi kanë finalizuar dy faza të operacionit “The Wanted”.

Si rrjedhojë janë ekstraduar për në Shqipëri dy shtetas me precedent të rrezikshëm të akuzuar e dënuar për trafik droge dhe vrasje.

Bëhet fjalë për shtetasin S. R. R., 53 vjeç dhe shtetasin F.T 38 vjeç. "Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale intensive të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Bogotës, Kolumbi, dhe të Interpol Romës, Itali, u finalizuan 2 faza të tjera të operacionit ndërkombëtar, të koduar 'The Wanted', gjatë të cilave u ekstraduan në Shqipëri:

- shtetasi kolumbian i arrestuar në Kolumbi, S. R. R., 53 vjeç, pasi GjKKO-ja, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale 'Trafikimi i lëndëve narkotike', kryer në formë të veçantë, atë të bashkëpunimit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, 'Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal' dhe 'Grupi i strukturuar kriminal'.

Gjatë periudhës 7 korrik 2022–12 nëntor 2022, Policia e Shtetit dhe autoritetet në Mal të Zi kanë shkëmbyer informacione lidhur me një kontejner me ngarkesë të dyshimtë me pleh organik të transportuar me anije, në portin e Tivarit. Ngarkesa, nga të dhënat paraprake të administruara për interesa të procedimit, rezultonte se ishte nisur nga porti Buenaventura, Kolumbi, kishte kaluar nëpërmjet portit të Pireut, Greqi, kishte destinacion transit Malin e Zi dhe kishte marrës një shtetas shqiptar. Nga hetimet e mëtejshme të kryera për këtë rast rezultoi se shtetasi S. R. R. kishte shoqëruar ngarkesën me lëndë narkotike, përgjatë itinerarit Kolumbi-Greqi-Mal i Zi, deri në destinacionin final;

shtetasi i arrestuar në Itali, F. T., 38 vjeç, lindur në Bulqizë, pasi Gjykata e Dibrës:

- në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë 'Arrest në burg', për veprat penale 'Vrasja me dashje', mbetur tentativë, dhe 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'. Në vitin 2024, në aksin rrugor 'Bulqizë-Tiranë', shtetasi F. T. ka tentuar të vrasë me armë zjarri (automatik), shtetasin A. P., pas një konflikti verbal me të, për motive të dobëta;

-në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë 'Arrest në burg', për veprën penale 'Goditjet për shkak të detyrës', kryer në bashkëpunim;

-në vitin 2018, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale 'Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik'", njofton policia./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.