Lajme Zone
I akuzuar për tentativë vrasje e armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Italia drejt Tiranës 38-vjeçari! Në 2013 kishte vrarë biznesmenin e kromit
Të tjeraReport TV

I akuzuar për tentativë vrasje e armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Italia drejt Tiranës 38-vjeçari! Në 2013 kishte vrarë biznesmenin e kromit

Fadil Ternova, i lindur në Bulqizë, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, ku akuzohet për 4 vepra të ndryshme penale, mes të cilave edhe tentativë vrasje.

Në kuadër të operacionit ‘The Wanted’, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasi Fadil Ternova, i lindur në Bulqizë. Gjykata e Dibrës ka vendosur për Ternovën ‘arrest me burg’ për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. LEXO edhe...Itali/ 28 kilogramë kokainë e fshehur në pellet druri, zbulohet rafineria e drogës në Latina! 5 në pranga, përfshirë një shqiptar (VIDEO) Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale, i dënuar për vrasjen e biznesmenit të koromit Shefqet Shehu, në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si "Përndjekja", "Kanosja", “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’. Njoftimi i Policisë: Ekstradohet nga Italia, një shtetas i akuzuar/dënuar për 4 vepra penale, ndër to, për tentativë për vrasje me armë zjarri. •shtetasi i arrestuar në Itali, F. T., 38 vjeç, lindur në Bulqizë, pasi Gjykata e Dibrës: -në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2024, në aksin rrugor “Bulqizë-Tiranë”, shtetasi F. T. ka tentuar të vrasë me armë zjarri (automatik), shtetasin A. P., pas një konflikti verbal me të, për motive të dobëta; -në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim; -në vitin 2018, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Lajm në përditësim... R.Xh/ReportTv.al itali Fadil ternava ekstradim Diber Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 59.7% Nuk e di 5.2% Vota total: 2239 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?