Lajme Zone
E dënuar për lidhje me organizatë terroriste, pas arrestimit në Sarandë del para Gjykatës Penale në Tiranë 32-vjeçarja turke
Të tjeraTop Channel

E dënuar për lidhje me organizatë terroriste, pas arrestimit në Sarandë del para Gjykatës Penale në Tiranë 32-vjeçarja turke

Sot del përpara Gjykatës së Dhomës Penale në Tiranë, 32-vjeçarja turke Julide Yazici, pasi është dënuar në vendin e saj me burg për lidhje me organizatë terroriste.

Sot del përpara Gjykatës së Dhomës Penale në Tiranë, 32-vjeçarja turke Julide Yazici, pasi është dënuar në vendin e saj me burg për lidhje me organizatë terroriste. E reja me profesion mësuese siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, dyshohet për dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe është arrestuar për llogari të shtetit Turk si e kërkuar.

Yazici rezulton e dënuar me katër vjet burgim për këto vepra, ndërsa i kanë mbetur pa kryer edhe tre vjet 5 muaj e 22 ditë.

Ajo është arrestuar për qëllime ekstradimi dhe u arrestua në Rinas teksa po udhëtonte nga Franca për në Shqipëri. Nga verifikimet në pikën kufitare të Rinasit u konstatua se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja. E dënuar për lidhje me organizatë terroriste, arrestohet në Sarandë 36-vjeçarja turke/ Interpoli ekstradon dy shqiptarë për plagosje dhe vjedhje

Aktualitet Top Channel