Lajme Zone
Policia nis hetim ndaj këngëtarit shqiptar, publikohet videoja ku gjuan me armë në restorantin e një dasme
Të tjeraGazeta Tema

Policia nis hetim ndaj këngëtarit shqiptar, publikohet videoja ku gjuan me armë në restorantin e një dasme

Këngëtari i njohur, Labinot Rexha, është përfshirë në një rast që po hetohet nga autoritetet e kosovës, pas dyshimeve për përdorim të armës së zjarrit gjatë një dasme ku ai ishte i ftuar si këngëtar.

Këngëtari i njohur, Labinot Rexha, është përfshirë në një rast që po hetohet nga autoritetet e kosovës, pas dyshimeve për përdorim të armës së zjarrit gjatë një dasme ku ai ishte i ftuar si këngëtar.

Sipas raportimit të mediave kosovare, Policia e Kosovës ka siguruar një video (tashmë virale në rrjet). Pas analizimit të pamjeve, hetuesit kanë nisur procedurat për zbardhjen e rastit.

Bazuar në të njëjtin raportim, dyshohet se gjatë performancës muzikore Labinot Rexha ka marrë një pistoletë dhe ka shtënë katër herë në ajër.

Hetuesit kanë kontaktuar këngëtarin, i cili ka bërë të ditur se do të paraqitet në Polici për t'u intervistuar.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit është nisur procedurë për veprat penale që lidhen me mbajtjen ose posedimin e paautorizuar të armës, si dhe përdorimin e armës. Burimi:Telegrafi