Lajme Zone
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

PAMJET bëhen virale në rrjet! Era nga Shqipëria bën të qajë Katy Perryn në duetin në Prishtinë, 10-vjeçarja merr dhuratën më të bukur për datëlindje (VIDEO)


Një moment emocionues në skenën e "Sunny Hill" preku mijëra të pranishëm dhe pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale. Katy Perry këndoi në duet me 10-vjeçaren shqiptare Erën, e cila festonte ditëlindjen, ndërsa më pas e cilësoi koncertin në Kosovë si një nga më magjikët e saj.

Ylli i popit, Katy Perry dhuroi një performancë spektakolare në koncertin “Sunny Hill” në Prishtinë mbrëmjen e 31 korrikut. Një natë e paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit, por më e veçantë për një vogëlushe 10-vjeçare e cila mori dhuratën më të bukur për datëlindje. Një duet me Katy Perryn me këngën hit “Roar”. Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjet. Edhe 6 ditë pas koncertit ato po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale. Era nga Shqipëria nis të këndojë “Roar” e emocionuar dhe nuk mban dot lotët. Ky moment preku edhe këngëtaren e njohur e cila është filmuar po ashtu teksa qan. Dueti bëri bashkë të gjithë të pranishmit, të cilët nisën të këndojnë këngën njëzëri. LEXO edhe...107 shqiptarë u vranë në masakrën e Gjakovës, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj Radoiçiçit dhe 19 serbëve të tjerëve për krime lufte 10-vjeçarja shqiptare zhvilloi edhe një bisedë të shkurtër më artisten, së cilës i tregoi se bileta për në koncert ishte dhurata e saj për datëlindje. “Kjo është dhurata ime për datëlindje. Falëmderoj mamin që erdhëm këtu”, shprehet Era. Vetë Katy Perry postoi në Instagram foto nga koncerti në Kosovë dhe momentin e duetit me Erën, duke e quajtur një ndër koncertet e saj më magjike. “Shfaqja ime e parë ndonjëherë në Kosovë ishte magjike! Faleminderit Dua Lipa dhe Sunny Hill Festival që më ftuat”, shkroi Perry. SI.E./ReportTv.al kosove sunny hill katy perry Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 59.7% Nuk e di 5.2% Vota total: 2239 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?