Policia e Kosovës ka pezulluar 11 zyrtarë policorë lidhur me rastin e vdekjes së Arlinda Zekajt. Vrasja e saj në qytetin e Pejës ka tronditur të gjithë opinionin në Kosovë dhe më gjerë.
Para vendimit të sotëm, Këshilli Prokurorial i Kosovës pezulloi nga detyra kryeprokuroren e Pejës, qyteti ku ndodhi krimi, Lumturije Vuçetaj dhe një prokurore tjetër, Arlinda Nallbani.
Pezullimet janë kryer pas rekomandimit të Inspektoriatit Shtetëror Policor të Kosovës (IPK). Ndaj zyrtarëve ka nisur një hetim paraprak për veprimet e tyre apo neglizhencën në momentin e ndodhjes së ngjarjes. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

