Dy persona janë arrestuar në Kosovë pasi dyshohet se janë përfshirë në krime lufte kundër popullatës civile, në lidhje me Masakrën e Padalishtës ku më 26 mars 1999 u vranë 19 anëtarë të familjes Imeraj të moshës nga dy deri në 76 vjeç. Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të dyshuarit u lokalizuan më 29 tetor në komunën e Istogut. Z.B. u arrestua në fshatin Osojan, ndërsa G.B. në fshatin Cerkolez. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me hetimet, të cilat, sipas tyre, po zhvillohen prej një kohe të gjatë. LEXO edhe...‘Jemi lodhur me ty’, kalvari i Arlinda Zekajt me efektivët në Pejë: Si të shkoj në shtëpi tani? Deklarata e 49-vjeçares: Familja e ish-burrit s’më lë të marr as bukë e ujë Arrestimet kanë nxitur reagimin e Listës Serbe, e cila pretendoi se gjatë aksionit janë arrestuar tre persona serbë, ndryshe nga njoftimi zyrtar i Prokurorisë Speciale, që konfirmoi arrestimin e dy personave. E pyetur për pretendimin e partisë, Prokuroria iu referua komunikatës së saj zyrtare. Në reagimin e saj Lista Serbe e cilësoi rastin si shqetësues për komunitetin serb dhe akuzoi autoritetet e Kosovës për arrestime pa prova bindëse. Partia u bëri thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të përfshihen në monitorimin e procedurave dhe të mbikëqyrin punën e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë. Ndërkohë, autoritetet e Kosovës kanë vazhduar hetimet për krimet e luftës të kryera gjatë luftës së viteve 1998–1999, duke iniciuar raste të reja dhe duke ngritur aktakuza ndaj personave të dyshuar përfshirë edhe aktakuza në mungesë. Pas përfundimit të luftës, hetimet për krimet e luftës u zhvilluan fillimisht nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008 një pjesë e përgjegjësive iu kaluan misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Në vitin 2018, dokumentacioni për këto raste iu dorëzua institucioneve vendore të drejtësisë. Arrestimi i dy të dyshuarve për rastin e Padalishtës shënon një tjetër zhvillim në përpjekjet për zbardhjen e krimeve të luftës në Kosovë. Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në këto krime, ndërsa përgjegjësia e tyre penale duhet të përcaktohet nga organet e drejtësisë./REL A.C/ReportTv.al lista serbe krime lufte kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 5006 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
