Lajme Zone
Aksidenti hekurudhor në Spanjë me 69 viktima, dy gra rezultojnë ende të zhdukura! Autoritetet vijojnë verifikimet
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidenti hekurudhor në Spanjë me 69 viktima, dy gra rezultojnë ende të zhdukura! Autoritetet vijojnë verifikimet

Pas aksidentit, autoritetet italiane kanë aktivizuar mekanizmat diplomatikë për të ndihmuar familjet e personave të përfshirë dhe për të verifikuar gjendjen e shtetasve të tyre, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle.

Nga aksidenti i rëndë hekurudhor në Spanjë, ku kanë humbur jetën 69 persona, janë përfshirë edhe nëntë italianë. Sipas bilancit paraprak, dy gra italiane rezultojnë ende të zhdukura, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa pesë të tjerë kanë shpëtuar pa lëndime. Një italiane tjetër e cila fillimisht ishte raportuar e zhdukur është lokalizuar dhe ka njoftuar konsullatën italiane në Madrid se ndodhet mirë. Pas aksidentit, autoritetet italiane kanë aktivizuar mekanizmat diplomatikë për të ndihmuar familjet e personave të përfshirë dhe për të verifikuar gjendjen e shtetasve të tyre, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle. LEXO edhe...Tragjedia hekurudhore në Spanjë, 3 ditë zie kombëtare! Bilanci i viktimave: 100 të plagosur e 69 të vdekur, mes tyre edhe një ish-ministre Sipas raportimeve të mediave italiane, disa prej italianëve udhëtonin me një tren Frecciarossa i cili transportonte 146 pasagjerë, ndërsa të tjerët ndodheshin në një tren të kompanisë shtetërore spanjolle Renfe me 397 persona në bord. Në trenin Frecciarossa ndodhej njëra prej grave që fillimisht u raportua e zhdukur si dhe pesë shtetas të tjerë italianë me origjinë nga Sassari, Bergamo, Roma, Foggia dhe Cosenza. Të gjithë jetonin në Spanjë dhe ishin të regjistruar në regjistrin e italianëve që banojnë jashtë vendit. Ndërkohë në trenin e kompanisë Renfe udhëtonin dy gra italiane dhe vëllai i njërës prej tyre. Njëra nga gratë është lokalizuar dhe ka konfirmuar se është mirë, ndërsa tjetra rezulton ende e zhdukur. Vëllai i saj ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në spitalin e Toledos, por gjendja e tij nuk paraqitet e rëndë. Mes të mbijetuarve është edhe Antonio Narciso, një student me origjinë nga Foggia, i cili ka qetësuar familjarët dhe miqtë përmes një postimi në rrjetet sociale. “Dua të qetësoj të gjithë ata që po më kërkojnë ose po më shkruajnë në këto orë: jam mirë”, ka shkruar ai duke treguar se ka ndihmuar edhe ekipet spanjolle të shpëtimit pas aksidentit. Ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet pas aksidentit në Spanjë, Ministria e Jashtme italiane dhe ambasada në Madrid po punojnë për të sqaruar fatin e personave që rezultojnë ende të zhdukur dhe për t'u ofruar ndihmën e nevojshme familjeve të tyre. A.C/ReportTv.al aksident hekurudhor spanje madrid Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 5021 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?