Gjuha e Sali Berishës në seancën e sotme në Kuvend nuk ishte aspak surprizë për Flutura Açkën. Në një bisedë në “Studio Live” në Report Tv, ajo thotë se pikërisht “gjuha kriminale” e bënte të distancohej nga debatet e Kuvendit, kur ishte ende deputete. “Berisha, ndoshta ky është fjalori i tij. Kështu ka bërë në mënyrë sistematike. Nuk është se ka ndonjë ndryshim shumë të madh. Megjithatë kjo më duket një çikë e tepruar. Nuk mendoj se e ka pasur me qëllimin për të ndikuar njerëz, por është ndoshta fjalori”, tha Açka. LEXO edhe...Begaj thirri tryezë për ‘Vendoret 2027’, opozita në bllok i thotë ‘jo’ ftesës së presidentit! PS: S’kemi datë preferenciale për zgjedhjet, përjashtim 2 maji Duke u ndalur te protestat, shkrimtarja e sheh me dyshim ‘ndarjen’ që ka shënuar protesta e flamingove me atë të dy javëve të fundit në Tiranë që është mbizotëruar nga aktet e dhunshme. Protestën e dytë e sheh si të ndikuar politikisht nga forca të ndryshme, secila për qëllimet e tyre. “Këtë ndarje në fakt e kam parë pak si me dyshim është bërë enkas sepse ka një qëllim për ta zhbërë pak, për ta shuar atë pjesën e flamingos sepse flamingo ndoshta na çoi në këtë protestën e dytë dhe t'i bësh këtë ndarje të këtyre dy protestave vetëm sepse duke shkuar vetëm te protesta e dytë ti në fakt e zvogëlon të gjithën dhe nuk e pranon të dyja pjesët dhe anën paqësore të saj dhe anën e dhunshme të saj se s'ke dëshirë t'i vësh një baraspeshë dhe ke qejf vetëm të shohësh anën e vogël të gjësë dhe kjo më duket pak edhe e qëllimtë dhe e shoh që vjen nga të dyja nga të dyja partitë”, tha Açka. E pyetur për deklaratën e Sali Berishës se janë të rinjtë demokratë ata që kanë iniciuar dhunën në protesta, shkrimtarja tha se duhet lideri i PD duhet ta pranojë. “Në qoftë se është PD duhet të marrë përsipër edhe pjesën e dhunshme të kësaj, nëse është kështu”, u shpreh ajo. Në analizën e saj, reagimi i protestës vjen nga një lodhje e qytetarëve me detyrat e papërmbushura të PD si opozitë dhe mosripërtëritja e saj. Açka thotë se kjo ka qenë “pika e vlimit” dhe i ka detyruar që në njëfarë mënyre, të zëvendësojnë opozitën. “Pika e vlimit mbërriti kur shqiptarët pritën që Partia Demokratike do të merrte përsipër detyrën e opozitës. Po kur panë që në fakt vetëm kishte hyrë në një proces riciklimi dhe s'kishte ndërmend të ndryshojë, u kthye nga Partia Demokratike e tyre, u kthye në një SHPK në një farë mënyre, atëherë aty si duket aty i humbi dhe shpresa. A thanë po qe puna për të tillë opozitë që nuk ka dëshirë të jetë demokratike, që nuk ka dëshirë të marrë përsipër fatet e atdheut, s'ka dëshirë që të jetë në pushtet, atëherë më mirë po bëhemi ne opozitë. Si mund ta bëjë Partia Demokratike këtë duke nisur që nga largimi i kryedemokratit. E ka pasur shumë të lehtë Berisha e ka pasur shumë të lehtë. Berisha ka vendin e tij në Partinë Demokratike. Nuk e diskuton njeri fare këtë gjë. Mund ta fuste Partinë Demokratike në një proces, por duke menduar që vetëm unë jam dhe s'ka njeri tjetër se ky është problemi i pushteteve shqiptare”, tha Açka. Lidhur me çështjen e transferimit të Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në të Fierit gjatë ditës së djeshme, shkrimtarja thotë se është veçse një shpërqendrim vëmendjeje. Ajo nuk i jep shpjegim as reagimit të PD në mbrojtje të tij, pas gjithë përpjekjeve për ta hequr kryebashkiakun. “Kam përshtypjen sikur është më shumë për të bërë një shashkë në kushtet që jemi ne dhe kur është në fakt pushteti pothuajse i i shkundur mirë kam përshtypjen se të bëjnë shashka. Janë shashka që i kemi parë gjatë gjithë kësaj kohe. Mua më është dukur shumë e çuditshme përfshirja e PD-së me kaq zellë të madh në këtë gjë s'e kam kuptuar dot. Nuk e di, pse? Sepse po kjo PD ishte që bëri 100 e ca protesta për ta hequr Veliajn. S' kuptoj tani, ka një gjë që nuk shkon, po s'e kuptoj”, tha Açka. P.J/ReportTv.al PD studio live flutura acka Kuvendi 29 tetor 2026 sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.8% Jo 41.5% Nuk e di 9.8% Vota total: 41 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

