Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se për të mbrojtur interesat e tij sjell nga spitali në parlament deputetët e PS duke iu referuar rastit të Milva Ekonomit për të garantuar votat për ligjin që mbron sipas tij guvernatorin e Shqipërisë Gent Sejkon.
Këlliçi ka zbuluar se Ekonomi është në gjendje jo të mirë shendetësore por Ramës i duhen 84 vota për t'i garantuar imunitet dhe paprekshmëri Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Nënkryetari i PD-së ka publikuar dhe videon ku Ekonomi pas votimit, del nga salla e Kuvendit e shoqëruar. Deklarata e Këlliçit
HALLI I PAPRECEDENTË I RAMËS SOT NË KUVEND
Kur është fjala për të mbrojtur interesat e tij, Edi Rama i bën votat në Parlament edhe duke sjellë nga spitali deputetë, si rasti i sotëm me Milva Konomin.
Konomi është në gjendje jo të mirë shendetësore, por Edi Ramës i duhen 84 vota për t'i garantuar imunitet dhe paprekshmëri Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Këtë shumicë të cilësuar kërkonte ligji sot për bankat, që ofron garanci për Guvernatorin dhe mban larg edhe KLSH-në.
Të ishte ndonjë nisëm në interes të qytetarëve, Edi Rama nuk do kërkonte këtë lloj vetmohimi si në rastin e zonjës Konomi, që edhe pse nuk qëndron dot në këmbë, është karton që i lypset kreut të organizatës.
Edi Rama ka interesa të drejtpërdrejta me sektorin bankar, ku së fundmi ka liçensuar jashtë kritereve e pa transparencë, Jet Bank, e miqve të tij izraelitë.
Guvernatori që është i gatshëm t'i shërbejë Kryeministrit më të korruptuar në Europë, u shpërblye me ligjin që kaloi sot në Kuvend.
Çdo iniciativë e kanë për veten e tyre, për të siguruar paprekshmëri. Por regjimi do bjerë bashkë me tagrat, imunitetet dhe privilegjet.
Të gjithë do shkojnë para drejtësisë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

