Lajme Zone
Nga ilaçet e kancerit te ligjet me porosi, shëndetësia në shërbim të izraelitëve të Ramës
PolitikëPamfleti

Nga ilaçet e kancerit te ligjet me porosi, shëndetësia në shërbim të izraelitëve të Ramës

Kjo aferë korruptive përfshin një fond prej 400 milionë eurosh për furnizimin e spitaleve me barna dhe pajisje mjekësore. Ndërkohë, spitalet publike përballen me mungesën e ilaçeve jetike dhe pacientët me kancer rrezikojnë jetën nga ndërprerja e trajtimeve.

Foto ilustruese Skandali i 400 milionë eurove të shëndetësisë nën qeverinë Rama, ndërsa pacientët vdesin nga mungesa e ilaçeve! Ndërsa pacientët me kancer përballen me mungesën e ilaçeve jetike dhe familjet e tyre luftojnë çdo ditë për të siguruar trajtimin, qeveria e Edi Ramës ka përgatitur një projektligj me porosi dhe korruptiv që parashikon përqendrimin e blerjes dhe shpërndarjes së barnave në një shoqëri të re shtetërore. Edi Rama po përgatit një ligj për furnizimin e spitaleve me ilaçe, i cili favorizon dy biznesmenët izraelitë, Saniel Sanilevich dhe Yardena Ovadia.

Kjo aferë korruptive përfshin një fond prej 400 milionë eurosh për furnizimin e spitaleve me barna dhe pajisje mjekësore. Ndërkohë, spitalet publike përballen me mungesën e ilaçeve jetike dhe pacientët me kancer rrezikojnë jetën nga ndërprerja e trajtimeve.

Një prej medikamenteve më të rëndësishme është Phesgo, që përdoret për trajtimin e disa formave të kancerit të gjirit. Mungesa e medikamentit Phesgo në tregun shqiptar përbën një rrezik serioz për jetën e pacientëve që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Për pacientët që kanë nevojë për këtë trajtim, mosmarrja e ilaçit në kohën e duhur mund të shkaktojë përkeqësimin e sëmundjes, përparimin e kancerit dhe, në rastet më të rënda, vdekjen. Ndërprerja e trajtimit për shkak të mungesës së barnave jetike është një problem i rëndë shëndetësor, për të cilin institucionet përgjegjëse duhet të japin llogari.

Por pjesa më e ndjeshme e projektligjit gjendet te dispozitat që lejojnë bashkëpunimin me kompanitë private. Neni 10 parashikon krijimin e shoqërive të përbashkëta, pjesëmarrjen në konsorciume dhe investimet në subjekte të tjera.

Ndërsa neni 7 parashikon mundësinë që pasuritë shtetërore, me miratimet përkatëse, të përdoren si garanci për sigurimin e financimeve.Kjo do të thotë se shoqëria e re nuk do të kufizohet vetëm te blerja e ilaçeve për spitalet.

Ajo do të ketë mundësi të krijojë marrëdhënie ekonomike me privatët dhe të marrë pjesë në veprimtari të tjera tregtare. Pikërisht këtu qëndron rreziku i favorizimit, nëse përzgjedhja e partnerëve nuk bëhet përmes procedurave transparente dhe konkurruese. Rrjeti izraelit i bizneseve të errëta nën mbrojtjen e Edi Ramës

19 Shtator, 16:23 Lidhja e dy biznesmenëve izraelitë, Saniel Sanilevich dhe Yardena Ovadia, me projektligjin që po përgatit qeveria e Edi Ramës lidhet me interesat e tyre në sektorin shëndetësor shqiptar dhe mundësinë që krijon ky ligj për përfitimin e kontratave publike.

Neni 10 parashikon krijimin e shoqërive të përbashkëta dhe lidhjen e marrëveshjeve me kompani private, duke ngritur dyshime se këto dispozita do të përdoren për favorizimin e dy biznesmenëve, pa një garë të hapur dhe konkurruese. Është e papranueshme që fondet publike për furnizimin e spitaleve me ilaçe të mbeten të papërdorura, ndërsa pacientët me kancer përballen me rrezikun e ndërprerjes së trajtimeve jetike.

Furnizimet po vonohen qëllimisht në pritje të miratimit të projektligjit dhe krijimit të kushteve për një aferë korruptive shumëmilionëshe, dhe kjo nuk është thjesht një çështje keqadministrimi, por një veprimtari që kërkon hetim të menjëhershëm penal. SPAK duhet të hetojë përgjegjësinë e çdo funksionari, përfshirë drejtuesit më të lartë të qeverisë, të sekuestrojë dokumentacionin mbi fondet dhe prokurimet dhe të verifikojë nëse interesat private janë vendosur mbi jetën e pacientëve.Asnjë marrëveshje biznesi dhe asnjë interes financiar nuk mund të justifikojë lënien e qytetarëve pa ilaçe. Çdo vonesë e qëllimshme që shkakton pasoja për shëndetin ose jetën e pacientëve duhet të sjellë përgjegjësi ligjore për personat që e kanë urdhëruar, lejuar apo zbatuar.Sipas informacioneve të siguruara, ish-ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka refuzuar të firmosë projektligjin për furnizimin e spitaleve me barna dhe pajisje mjekësore dhe më pas është shkarkuar nga detyra.

Skema e parashikuar për furnizimin e spitaleve me barna ndjek të njëjtin model organizimi si kompania shtetërore KAYO, krijimin e një shoqërie nën kontrollin e shtetit, me kompetenca për të lidhur marrëveshje me privatët dhe për të krijuar sipërmarrje të përbashkëta. Në rastin e KAYO-s, në këtë çështje përfshihet edhe emri i biznesmenit izraelit Rony Eftet, ndërsa në sektorin e shëndetësisë janë Saniel Sanilevich dhe Yardena Ovadia.rama ilac izraeli Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum 535 mijë pensionistë përfitojnë bonus; pse 105 mijë mbeten jashtë skemës? 29 Tetor 2026, 12:2912:29Forum Zemërimi social dhe dështimi i politikës! 29 Tetor 2026, 08:4208:42Forum Origjina e pabarazisë 28 Tetor 2026, 22:2622:26Forum Pesha, shkaqet e pasojat politike të “zgjidhjes së qeses” nga Edi Rama 28 Tetor 2026, 21:2021:20Forum Amerika përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, Demokratët kryesojnë në sondazhe! 28 Tetor 2026, 17:5217:52Forum Përderisa u shkon mendja të arrestojnë ambasadorin Wendt 28 Tetor 2026, 11:3311:33Forum