Aleksander Soros dhe Erion Veliaj / Transferimi i Veliajt në Fier nuk lidhet me alegoritë e tij, por me luftën e Ramës kundër sponsorit politik të kryebashkiakut dhe përpjekjen për t’i dhënë një sinjal administratës Trump. Degdisja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga burgu luksoz i Durrësit drejt atij të Fierit duket qartë se përbën një akt politik.
Burgu i Fierit nuk e ka luksin e Durrësit, por renditet i dyti për nga komoditeti, pas institucionit që tashmë konsiderohet si lounge-i i VIP-ave në paraburgim.
Sot, pas Veliajt, në Fier ka shkuar edhe Ergys Agasi. Ndoshta e ka pësuar për shkak të kryebashkiakut, ndoshta ka bërë ndonjë të pabërë tjetër.
Në thelb, burgu mbetet burg, edhe pse ata që e vuajnë dinë t’i dallojnë mirë ndryshimet. Burgu, siç thotë fjala, është për burra.
Përtej metaforës, Lali e hëngri këtë ‘koqe ulliri’ si ndëshkim. Kjo duket qartë. Gabon kush mendon, siç pretendojnë disa mbështetës mediatikë të kryebashkiakut, se transferimi erdhi për shkak të qëndrimeve apo postimeve të Veliajt me “alegori”.
Transferimi përbën vërtet një mesazh të fortë të qeverisë, e cila tregoi se kontrollon administratën e burgjeve. Megjithatë, Edi Rama nuk kërkoi thjesht të hakmerrej ndaj birit të vet politik.
Rama kërkoi t’i dërgonte një mesazh sponsorit të Erion Veliajt, i cili, sipas gjasave, e nxiti kryebashkiakun të komentonte humbjen e Aleksandar Vuçiçit, duke lënë të nënkuptohej se të njëjtin fat mund ta pësonte edhe Edi Rama.
Mesazhi i drejtohet Alexander Sorosit. Madje, nuk mund të përjashtohet mundësia që transferimi i Veliajt të shënojë një akt të hapur lufte ndërmjet Ramës dhe Sorosit.
Lëvizja synon edhe afrimin me Donald Trumpin, i cili ka mjaft halle dhe telashe të veta ‘për të çarë kokën’ me kryeministrin e një vendi të vogël si Shqipëria.
Megjithatë, Rama kërkoi të tërhiqte vëmendjen e Trumpit, ose të rrethit të tij, përmes një akti të fortë, kuptimin e të cilit e lexojnë më qartë qarqet që njohin personat dhe faktet.
Sulmi ndaj Antifa-s, të cilën Sorosi e ka financuar prej vitesh, dhe goditja ndaj Erion Veliajt përbëjnë dy pjesë të së njëjtës lëvizje politike. Rama kërkon të japë një sinjal.
Lajmet për një përplasje të Bledi Çuçit me Toni Gogun për shkresën e transferimit të Lalit nuk janë gjë tjetër veçse prodhim industrial i kuzhinës mediatike të Edi Ramës.
Veliaj nuk ka ndikim real në Partinë Socialiste të Tiranës, edhe pse ka vendosur njerëzit e vet nëpër struktura. Ai ka mbetur gjithmonë një mish i huaj në trupin politik të PS-së dhe nuk e kapërceu kurrë këtë pengesë.
Një pjesë e madhe e strukturave dhe e votuesve socialistë e shohin me antipati, edhe për shkak të politikës që ndoqi ndaj militancës gjatë tri mandateve si kryetar bashkie. Ky është fakt. Edi Rama e la vetë këtë plagë të mahisej.
Shumëkush e mori si shaka deklaratën e Ramës, të bërë disa vite më parë, se Erion Veliaj do të varej në pemët që vetë i kishte mbjellë.
Ngjarjet treguan se ajo frazë nuk ishte aspak shaka. Ajo përmbante një sinjal politik dhe të kujton shpërthimin e Enver Hoxhës ndaj Kadri Hazbiut: “Partia të arreston”.
Po përjetojmë një déjà-vu. Vetëm emrat kanë ndryshuar./Pamfletindëshkimi i erionit edi rama soros Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Ora e Baltazarit 28 Tetor 2026, 10:2310:23Editorial Merz-Rama, enigma e takimit të Budvës 27 Tetor 2026, 15:5615:56Editorial Muzgu i Cezarëve 26 Tetor 2026, 11:4111:41Editorial Gotov je! 25 Tetor 2026, 11:2511:25Editorial Kush do të qeverisë pas revoltës së Gjeneratës Z? 24 Tetor 2026, 13:0013:00Editorial Dhjetat tona, plumb për armikun! 23 Tetor 2026, 14:1014:10Editorial

