Lajme Zone
Vrasja e Artan Myrtajt “shkund” Policinë e Sarandës, ministri Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e Artan Myrtajt “shkund” Policinë e Sarandës, ministri Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues

Vendimi është bërë i ditur gjatë një takimi të ministrit të ri të Brendshëm me drejtuesit e policisë në qarqe, ku në qendër të diskutimeve ka qenë atentati i një dite më parë në Sarandë.

Ministri Ervin Demo dhe kryepolici Hita Demo ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj drejtuesve të policisë, duke kërkuar ndryshimin e zinxhirit drejtues në Sarandë dhe krijimin e një strukture të posaçme që do të fokusohet në hetimin e krimeve në këtë zonë. Vrasja e Artan Myrtajt në mes të Sarandës ka sjellë lëvizje të forta në strukturat e policisë lokale. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Policisë së Sarandës. Po ashtu ka kërkuar ngritjen e një Task-Force të posaçme për hetimin e krimit në qytetin bregdetar.

Vendimi është bërë i ditur gjatë një takimi të ministrit të ri të Brendshëm me drejtuesit e policisë në qarqe, ku në qendër të diskutimeve ka qenë atentati i një dite më parë në Sarandë.

Demo ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj drejtuesve të policisë, duke kërkuar ndryshimin e zinxhirit drejtues në Sarandë dhe krijimin e një strukture të posaçme që do të fokusohet në hetimin e krimeve në këtë zonë.

Lëvizja vjen vetëm një ditë pasi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një analizë urgjente me strukturat e Komisariatit të Sarandës. Hita kërkoi hetime të thelluara, evidentimin e konflikteve dhe personave me precedentë, si dhe rezultate konkrete për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura në qytet.

Artan Myrtaj, 44 vjeç, u vra me armë zjarri mëngjesin e djeshëm në qendër të Sarandës. Ai ndodhej në një lokal pranë ish-agjencisë kur dy persona që lëviznin me motor iu afruan. Myrtaj tentoi të largohej me vrap pasi konstatoi atentatorët, por autorët vijuan të qëllonin, duke e lënë të vdekur. Nga të shtënat u plagos edhe një kalimtar 73-vjeçar.

Hetimet për atentatin vijojnë, ndërsa autorët nuk janë kapur ende. Në vendngjarje janë sekuestruar rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 mm dhe rreth 20 persona janë marrë në pyetje. Policia po analizon gjithashtu kamerat e sigurisë dhe ka ngritur postblloqe në akset dalëse të Sarandës.

Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë. Po hetohet gjithashtu nëse krimi mund të ketë lidhje me konfliktin e nisur pas ngjarjes së korrikut të vitit të kaluar, kur u plagosën me armë Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj. Deri tani, megjithatë, policia nuk ka konfirmuar zyrtarisht motivin e vrasjes.vrasja e artan myrtajt policinë e sarandës ervin demo Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, si do të devijohet trafiku sonte dhe nesër 21 Shtator 2026, 12:3912:39Aktualitet Dosja e “AKSHI-it”, nesër vendimi për koordinatorin e krimit, Ergys Agasi 21 Shtator 2026, 12:3112:31Aktualitet Thellohet përplasja për rregulloren e re; avokatët nuk tërhiqen nga bojkoti; GJKKO i gjobit 21 Shtator 2026, 10:3810:38Aktualitet Afera “Partizani”, Berisha shkon në SPAK 21 Shtator 2026, 10:1710:17Aktualitet Konferenca e FBI në Tiranë, Skënder Hita ngre alarmin për krimin: S’mund ta luftojmë të vetëm 21 Shtator 2026, 09:5909:59Aktualitet FBI në Tiranë, kreu i SPAK: Bashkëpunimi ndërkombëtar, kyç në goditjen e krimit të organizuar 21 Shtator 2026, 09:5809:58Aktualitet