Lajme Zone
Ben Blushi: Kush e bëri kurban Hashim Thaçin?
PolitikëPamfleti

Ben Blushi: Kush e bëri kurban Hashim Thaçin?

Blushi foli për Hashim Thaçin, rolin e Perëndimit, Albin Kurtin dhe atë që ai e konsideron si rrugëdaljen për të ardhmen e Kosovës.

Shkrimtari Ben Blushi Nga “kurbanizimi” i Hashim Thaçit në Hagë te kriza politike dhe raportet me Perëndimin, Blushi bën një analizë të fortë për Kosovën dhe e cilëson bashkimin me Shqipërinë si të vetmen zgjidhje për të ardhmen. Shkrimtari i njohur Ben Blushi ka bërë një analizë të fortë lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë, pas zhvillimeve të fundit në Hagë në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte.

Blushi foli për Hashim Thaçin, rolin e Perëndimit, Albin Kurtin dhe atë që ai e konsideron si rrugëdaljen për të ardhmen e Kosovës.

Sipas Blushit, politika e brendshme e Kosovës nuk kishte fuqinë për të përcaktuar fatin e procesit në Hagë. Ai hodhi poshtë idenë se Albin Kurti apo aktorë të tjerë politikë në Prishtinë mund të kishin ndikuar në vendimmarrje, duke argumentuar se procesi lidhej me faktorë dhe interesa ndërkombëtare që shkojnë përtej politikës së brendshme kosovare.

Blushi përdori metaforën e “kurbanit” për Hashim Thaçin, duke e paraqitur ish-presidentin e Kosovës si të sakrifikuar për vazhdimësinë e një strukture shumë më të madhe.

“Hashim Thaçi ishte ai dashi që bëhet theror në themelet e një godine të madhe. U bë kurban në themelet e Gjykatës së Hagës që ajo të vazhdojë”, tha Blushi në një intervistë për emisionin “Dekalog” në Dritare TV. I pyetur se kush e bëri “kurban” Thaçin, Blushi iu referua analizës së tij mbi rolin e faktorëve perëndimorë, duke përmendur Shtetet e Bashkuara dhe vende të rëndësishme evropiane. Sipas tij, vendimmarrja për një proces të këtyre përmasave nuk mund të lidhet me ndikimin e një politikani të vetëm në Kosovë.

Ndërsa lidhur me Shqipërinë, Blushi deklaroi se Tirana nuk kishte mundësi reale të ndikonte në një proces gjyqësor ndërkombëtar. Sipas tij, roli i politikës shqiptare në këtë çështje mund të ishte kryesisht mbështetës në planin politik dhe moral.

“Shqipëria është neutrale në këtë proces. Përveçse një mbështetje morale, nuk ka çfarë bën. Edhe atë besoj se e kanë bërë të gjitha partitë, për fat të mirë”, u shpreh Blushi.

Ben Blushi analizoi gjithashtu edhe situatën e brendshme politike të Kosovës. Ai foli për një klimë dëshpërimi dhe paralajmëroi se thellimi i përplasjeve mes partive, i shoqëruar me një krizë të re kushtetuese, mund ta vendosë Kosovën në një pozitë edhe më të vështirë.

“Ka një lloj dëshpërimi kombëtar në Kosovë dhe, në qoftë se ky thellohet nga partitë politike, të cilat e fusin Kosovën në një krizë tjetër kushtetuese, atëherë do të jetë shumë delikate”, deklaroi shkrimtari.

Blushi u përgjigj prerë kur u pyet për perspektivën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Sipas tij, kjo do të ishte një zgjidhje që do të adresonte njëkohësisht problemet e brendshme të Kosovës, çështjet ekonomike, raportet me Serbinë dhe marrëdhëniet me Evropën. Ai thekson se bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, e sheh si të vetmen zgjidhje për të ardhmen e saj.

“Është e vetmja zgjidhje për Kosovën. E vetmja zgjidhje për Kosovën që zgjidh njëkohësisht krizën e Kosovës me veten, me ekonominë e vet, me Serbinë dhe me Evropën”, deklaroi Blushi.

Më tej, ai argumentoi se partitë politike në Kosovë duhet ta trajtojnë këtë çështje në programet e tyre. Blushi veçon PDK-në, duke thënë se pas vendimit të Hagës kjo forcë politike ndodhet përballë një situate tërësisht të re.shkrimtari ben blushi hashim thaçi vendim haga 1 Komente M Mallkimi qe do te ju ndjek pas tere jeten 21 Shtator 2026, 22:28 Tregoni se edhe kesaj radhe na e futi nàna Shqiperi me shpikjen e shtepise se verdhe ne territorin e saj e cila u be themel nismetar i Raportit te Dik Martit. Tirana zyrtare e lejoj kete dhe votoj ne Këshilli e Europes per Raportin e Dik Martit.

Edhe kesaj radhe nàna Shqiperi u be pale me shkjaun kunder Kosoves.... Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Rama ka idhull El Chapon”, Ahmetaj paralajmëron të tjera përgjime: Kam veshë në korridoret e kreut të organizatës 21 Shtator 2026, 21:4021:40Politike Reforma zgjedhore, Tabaku: Jam për listat e hapura, sistemi duhet të reflektojë vullnetin e qytetarëve 21 Shtator 2026, 20:1320:13Politike “Do hapim konsullatën shqiptare në Miçigan”, Rama: Dënimi për ish-krerët e UÇK, varrosje për së gjalli 21 Shtator 2026, 19:3219:32Politike Takimi me Diasporën në Detroit, Rama harron akuzat ndaj 'Flamingove': U bë simbol i një Shqipërie që shihet ndryshe! 21 Shtator 2026, 19:2319:23Politike Magyar hap pasuritë e politikës, në sitë llogaritë dhe pronat e 20 viteve; po në Shqipëri pse tremben pushtetarët? 21 Shtator 2026, 19:0219:02Politike Beteja për pagat zhvendoset në Kushtetuese, magjistratët ankimojnë ligjin e ri të qeverisë Rama 21 Shtator 2026, 14:4814:48Politike