Ahmetaj-Rama Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është shfaqur sërish në media, teksa komentoi një video me kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij, të publikuar në rrjetet sociale.
Ahmetaj tha se nuk e sheh çështjen vetëm si një kërcënim të izoluar nga një individ, por si pjesë të një klime që, sipas tij, është krijuar nga deklaratat dhe qëndrimet e figurave politike. Duke folur në “Çim Peka Live”, ai ka paralajmëruar se javën që vjen do të publikojë të tjera përgjime. - Tani ju e keni parë sepse është një video e ditës së shtunë dhe e keni parë këtë video. Cili është ndjesia e parë që ju ndjetë kur e patë këtë video? Ose për ta bërë pyetjen më thjeshtë, a ndiheni realisht i kërcënuar nga një personazh i tillë?
Arben Ahmetaj: Nuk është çështje e personazhit, është çështje tek frymëzimi që këta lloj njerëzish, nuk ka rëndësi me kartelë, pa kartelë, gjejnë në reflektim të plotë të qëndrimit të kreut të organizatës. Po ja, ju jeni, pesë duke përfshirë dhe ty Çim se ti je dhe, le të themi gazetar edhe drejtuesi. Jeni pesë personazhe të nderuar. A nuk ju ngjan ky me kreun e organizatës kur doli përpara PS-së dhe tha, po të isha unë gjyqtar dhe prokuror, do ishte shumë më keq për Arben Ahmetajn, për mua. Diferenca është që...
-Zoti Ahmetaj, është interesante kjo pyetje që bëhet. E di se me kë ngjan ky mua? A ju kujtohet një foto e Ramës me spageti dhe me kapuç në kokë në vitet '94-'95, që në krahët e kësaj foto të Ramës i publikuam dhe kartelën dhe të gjithë thonin mos u merrni se është i sëmurë mendor. E mban mend foton e '94-'95? Kishte pak a shumë këtë portret.
Arben Ahmetaj: Zoti Peka me respekt, me respekt të pyetjes tuaj do t'ju kthej një përgjigje pa marrë kohë të katër anëtarëve të panelit, të katër anëtarëve të nderuar. Unë nuk merrem me, unë nuk jam si kreu i organizatës që ty të thotë Çimi e prapanicës, mua më thotë syzgurdulluari. Nuk merrem fare me pamjet. Unë merrem me thelbin. Domethënë në një shoqëri ku të gjithë fillojnë e mos e kështu e ka ky, e mos e ky është i çmendur, e mos e ky ka lajthitur, e mos e ky është pervers, e mos e kështu është Edi Rama, e mos e ky jo... jo. Ka shkarë shoqëria dhe ky lloj kërcënimi, si i mbroj unë fëmijët e mi? Nuk kam nevojë ta them as te Syri, as te Buza. Unë jam me librin e vjetër. Kur të vijë historia e jetës, nëse, o zot, mos ardhtë kurrë. Por unë jam me frymëzimin. Këto që thotë ky djali, me mendje, pa mendje, me kartelë, pa kartelë, të gjitha këto i ka bërë kreu i organizatës, është marrë me familjen time. Me gruan, me ish-gruan, është marrë me fëmijët, thellësisht. Në Londër. Madje në dosje është përmendur qindra herë dhe Keilis. I është kontrolluar dhe llogaria minore e Keilis. I është refuzuar të marrë para për të ngrënë bukë, nga gjykata, nga segmente të gjykatës që janë të lidhura drejtpërdrejtë me kreun e organizatës. Domethënë, në korridoret e plaçkitjes dhe të kreut të organizatës, këto që thotë ky, këto kërcënime që thotë ky, thuhen gati përditë, se unë kam veshë në korridoret e kreut të organizatës.
- Përgjimet që ne publikuam ose përgjimet që ju denoncuat, në një farë forme duket që kanë acaruar më shumë se çdo intervistë atë që ju konsideroni kreu i organizatës. Në fakt, janë përgjime ku bie shteti. A jeni i kënaqur me reagimin e opinionit dhe të faktorëve politikë pas atyre përgjimeve? Pra, a është ajo çfarë ju prisnit?
Arben Ahmetaj: Pas atyre përgjimeve nuk ka as pak vend për kënaqësi. Atje ka për trishtim, për vajtim. Domethënë ato tregojnë se si është kapur shteti, se si shteti punon për disa veta të përzgjedhur nga kreu i organizatës, se si është bërë kapja e shtetit. Ore, një pyetje për qytetarët dhe për Bankën Botërore. Duhet ta mbani mend disa nga ju janë shumë të rinj, po ti zoti Peka je gati mosha ime pak më i ri. Ore, në 2004-ën, për 1 të 1 miliontën e kësaj Banka Botërore shkruajti në raport kapje shteti. Për 1 të 1 miliontën e saj, dhe doli e tij bashkë me Saliun dhe Lul Bashën dhe thoshin që Ramës pas, Fatos Nano ka kapur shtetin.
-Lul Basha ishte në Holandë në atë kohë po nejse. Ishin, kishte ardh me atë tjetrin e vet që, e kam thënë që atëherë e këta kanë gjetë varrmihësin. Edhe e gjetën, po s'ka rëndësi. Nuk ka rëndësi kjo fare.
Arben Ahmetaj: Për s'ka nuk, nuk ka rëndësi, nuk ka vend për kënaqësi, është trishtim. Është për të qarë. Reagimi, reagimi, reagimi i popullit, i institucioneve, i brenda PS-së ka shumë vlerë. Por, kur ti më thua mua kreu i organizatës, ore ju se njihni kreun e organizatës atëherë. Unë do t'ju kërkoj shqiptarëve të falur për këtë frazë që përdor, t'ju kërkoj ndjesë pafund. Ore, kreu i organizatës ka idhull El Chapon dhe ka moto El Chapos është 'një, më falni shqiptarë, motra vëllezër, nëna, baballarë. Motoja është: një mut të madh do ta mbulojmë me një mut më të madh akoma'. E keni parë çfarë bën? Del aty, vazhdon me ligjin, vazhdon me këtë, me grabitjen. Kështu që është mërzitur s'është mërzitur kreu i organizatës, unë nuk përdor dot atë shprehjen kushtetuese të ca segmenteve të drejtësisë, qoftë hetimi, qoftë gjykimi. Nuk më rruhet, jo, jo. Nuk dua ta di. Unë kam punë me popullin, kam punë me protestën, kam punë me familjen time. Se po të kisha punë me të tjerët, do t'i referohesha dhe opozitës që merret me pagat e magjistratëve. Po pse, objekti, objekti i punës së opozitës janë pagat e magjistratëve zoti Peka? Le të merret ministri i financave. Ka të drejtë, s'ka të drejtë, është histori tjetër komplet. U fut kaq një opozitë e tërë aty në kurth, mbas pagave të magjistratëve. O zot i madh. Ja e fituat atë betejë të zëmë se. Çfarë ndryshoi në demokracinë e Shqipërisë? Zero, e patë çfarë bën? Elvin Gogën e vuan që të, ç'të bënte kallëzim për ministrin e financave, me demek ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. E di pse? Për provokim. 1/2. I binte, i binte çështja buka si procedurë se si materie i ka rënë. Se mua Elvin Goga më ka çuar, Gogaj më ka çuar për çështjen e buka, për mospranimin, për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, megjithëse është zbatuar. I thuaj Elvinit, Zotit Dumani dhe Zotit Braho. Çoje çikë kreun e organizatës dhe ministrin e financave tani të shohim për shpërdorim detyre. Muhabet koti mo. Pra, edhe një herë, ka rënë shteti, zoti Peka, është trishtim i madh. Ore, një e një milionta doli në 21 janar dhe ne bëmë 21 janarin. Atëherë, me të ndjerin edhe me ish-ministrin e asaj kohe, edhe ish-presidentin. Kështu që mos më thuaj mua a ke ndonjë kënaqësi. Kam vetëm trishtim, për atë që i ndodh vendit tim, që i është bashkuar tani me të njëjtën, me të njëjtën dhimbje, familjes. Të gjithë vuajtjes së familjes time. Shqipëria vuan edhe më shumë se familja ime sot.
-Personazhet e përgjimit kanë reaguar duke pranuar, duke pranuar se audio është origjinale, por thonë se përgjimi është bërë pa leje. Gjithsesi ne në intervistën bashkë, në intervistën e 6 bashkë, ju përmendët dhe për përgjimin në Monaco. I dispononi?
Arben Ahmetaj: Tani unë kam qeshur me atë reagimin e asaj kompanisë që unë s'e dija që ekzistonte aty. Përgjimi më thotë, është bërë në ambientet e saj. As e kam idenë në çfarë ambienti është bërë përgjimi, as kush e ka bërë përgjimin. Dhe, javës që vjen, për të kthyer përgjigjen në mënyrën time, do nxjerr dhe një ose dy pasazhe të tjera, boll me kërcënime i thuaj. Më kërcënon kreu i organizatës, më kërcënojnë me tru, më kërcënojnë pa tru, më kërcënojnë skifterët, më kërcënojnë prokurorët, më kërcënojnë ish-prokurorët edhe post rrogozit. Nuk më bën përshtypje, që më kërcënon kompania.
-Që ta kemi të qartë me publikun, sot është e hënë, javës që vjen, sot një javë do nxjerrim dy pasazhe të tjera.
Arben Ahmetaj: Dy pasazhe të tjera nga përgjimi. Se çfarë kemi nxjerrë, 12 minuta. Janë tre orë.
-Janë tre orë. Monako ekziston?
Arben Ahmetaj: Këtu ekziston gjithë Evropa jo më Monaco. Monaco është bërë qendër e disa fotografive, përgjimeve edhe çudirave. Se nuk kemi vepruar vetëm nëpër ishuj. Në Mynih, në Monaco, ish-ministra, ish-sekretarë e të tjera e të tjera. Ish-vëllezër, ish-kunetër, ish, o u ka çudira.
-Ore, pse ju vijnë të gjithë juve këto përgjime?
Arben Ahmetaj: Çfarë përgjimesh më kanë ardhur mua? Unë përgjimin që më erdhi, e nxora direkt. Me trishtim. E sollën, nuk e di kush e solli. Ka qenë dikur Berisha qytetari digjital, tani jeni kthyer ju prova digjitale. Pse tek ju? Tashi, pse tek unë? Kur të dali institucioni që ma ka sjellë, bëjini një shkresë institucionit edhe thuaji: po pse e dërgove ti tek Ben Ahmetaj? Nuk e di pse, por e kuptojnë shumë mirë që përballë kërcënimeve, unë nuk bëj kompromis. As lojëra me dosjen time, 'shiko se po e nxjerr, s'po e nxjerr', 'o kreu i organizatës bë këtë, o X, o Y'. Jo, nuk hy fare në këtë. Zero. Zero.ahmetaj rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Reforma zgjedhore, Tabaku: Jam për listat e hapura, sistemi duhet të reflektojë vullnetin e qytetarëve 21 Shtator 2026, 20:1320:13Politike “Do hapim konsullatën shqiptare në Miçigan”, Rama: Dënimi për ish-krerët e UÇK, varrosje për së gjalli 21 Shtator 2026, 19:3219:32Politike Takimi me Diasporën në Detroit, Rama harron akuzat ndaj 'Flamingove': U bë simbol i një Shqipërie që shihet ndryshe! 21 Shtator 2026, 19:2319:23Politike Magyar hap pasuritë e politikës, në sitë llogaritë dhe pronat e 20 viteve; po në Shqipëri pse tremben pushtetarët? 21 Shtator 2026, 19:0219:02Politike Beteja për pagat zhvendoset në Kushtetuese, magjistratët ankimojnë ligjin e ri të qeverisë Rama 21 Shtator 2026, 14:4814:48Politike Kushtetuesja i mbyll derën Lapajt për 4 mln eurot e Kanye West, padia nuk kalon në seancë 21 Shtator 2026, 13:4613:46Politike

