Donald Trump Pavarësisht fuqisë së saj ekonomike, ushtarake dhe teknologjike, administrata e Donald Trump po përballet gjithnjë e më shumë me kufijtë e ndikimit amerikan në arenën ndërkombëtare. Nga përplasjet tregtare me Kinën te konfliktet në Evropë dhe Lindjen e Mesme, largimi nga aleancat tradicionale, po e vendos Uashingtonin në një pozicion gjithnjë e më të vështirë, ndërsa bota po bëhet më e paparashikueshme. Donald Trump kishte nevojë për një sukses ndërkombëtar, përmasat e të cilit mund t’i zmadhonte sipas dëshirës. Megjithatë, marrëveshja e arritur mes Shteteve të Bashkuara, Danimarkës dhe Groenlandës nuk e justifikon entuziazmin me të cilin presidenti amerikan dhe bashkëpunëtorët e tij e paraqitën atë.
Në thelb, marrëveshja rikonfirmon sovranitetin danez mbi Groenlandën, pikërisht aty ku Trump kishte synuar të shtrinte flamurin amerikan, si pjesë e ambicies së tij për të zgjeruar ndikimin e Shteteve të Bashkuara në hemisferën perëndimore.
Po ashtu, ajo rikonfirmon marrëdhëniet e bashkëpunimit ushtarak që ekzistojnë prej dekadash mes Uashingtonit dhe Groenlandës, një territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, vend anëtar i NATO-s.
Megjithatë, shpallja me bujë e këtij të ashtuquajturi “sukses” i shërben administratës amerikane për të larguar vëmendjen nga dështimet e saj të njëpasnjëshme. Mbi të gjitha,
ajo ndihmon në zhvendosjen e debatit nga rritja gjithnjë e më e pakontrollueshme e çmimeve të energjisë, si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në pjesën tjetër të botës, si pasojë e luftës në Gjirin Persik, të cilën Uashingtoni zgjodhi ta ndërmerrte pa i peshuar mjaftueshëm pasojat.
Në këto rrethana, lind nevoja për të ngritur disa pyetje thelbësore mbi gjendjen e Shteteve të Bashkuara, një vend që duket gjithnjë e më i mbërthyer në krizë. Amerika mbetet fuqia kryesore botërore, me ekonominë më të madhe dhe ushtrinë më të fuqishme në botë.
Ajo vazhdon të jetë gjithashtu në pararojë të zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe teknologjive të së ardhmes. E megjithatë, pavarësisht këtyre avantazheve, Uashingtoni nuk po arrin të përmbushë objektivat e tij.
As lufta tregtare e nisur nga Trump përmes tarifave dhe as ndërhyrjet ushtarake, me të cilat ai shpresonte të përsëriste suksesin e pretenduar në Venezuelë në janar, nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme.
Përpara rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, fuqia amerikane mbështetej jo vetëm te kapacitetet e saj ekonomike dhe ushtarake, por edhe te një rrjet i gjerë aleancash,
në krye të të cilave qëndronte NATO, si dhe te ndikimi i Uashingtonit në qeverisjen globale.
Trump vendosi ta ndryshonte rrënjësisht këtë qasje, duke e mbështetur strategjinë e tij pothuajse tërësisht te fuqia ekonomike, teknologjike dhe ushtarake e Shteteve të Bashkuara.
Ishte një bast jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Nëse kjo strategji do të kishte funksionuar, veçanërisht përballë Kinës apo Iranit, Trump do të kishte arritur të impononte autoritetin e tij dhe të fitonte një shkallë të konsiderueshme respekti e frike në arenën ndërkombëtare. Por zhvillimet morën një drejtim tjetër.
Këtë javë, presidenti amerikan pritet të mirëpresë në Uashington homologun e tij kinez, Xi Jinping, në një moment kur raporti i forcave nuk duket aspak në favor të Shteteve të Bashkuara. Trump e ka zbutur ndjeshëm retorikën ndaj Kinës, të cilën deri pak kohë më parë e paraqiste si kundërshtaren kryesore.
Ky ndryshim qëndrimi, lidhet edhe me faktin se në përplasjen tregtare për tarifat dhe mineralet e rralla, Pekini duket se ka arritur të sigurojë një avantazh të përkohshëm.
E njëjta vështirësi vërehet edhe në dy prej konflikteve më të mëdha të kohës sonë: luftën në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme.
Tetëmbëdhjetë muaj pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk ka arritur ende të ushtrojë një ndikim vendimtar mbi luftën në Evropë, të cilën dikur premtonte se do ta përfnte brenda 24 orëve.
Ndërkohë, në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan është përfshirë në një situatë gjithnjë e më të ndërlikuar, për të cilën kishte menduar se mund të impononte zgjidhje të shpejta dhe të thjeshta. Por cilat janë pasojat e kësaj fuqie amerikane që duket gjithnjë e më e bllokuar?
Së pari, garancitë e sigurisë që ofrojnë Shtetet e Bashkuara nuk duket se kanë më të njëjtën peshë si dikur. Kjo vihet re në marrëdhëniet me Arabinë Saudite, ku refuzimi i Uashingtonit për të ndërhyrë kundër huthive në Jemen, të cilët po bombardojnë mbretërinë, ka ngritur pikëpyetje mbi angazhimin amerikan.
E njëjta pasiguri ndihet edhe në Evropë, ku kërcënimet me tarifa dhe qëndrimi përçmues ndaj aleatëve të NATO-s kanë dëmtuar besimin te Uashingtoni. Ndërsa në Azi, po vihet gjithnjë e më shumë në dyshim besueshmëria e angazhimeve amerikane.
Këto zhvillime, po e bëjnë rendin ndërkombëtar më të paqëndrueshëm dhe të ardhmen më të vështirë për t’u parashikuar. Fuqitë e tjera po krijojnë përshtypjen se situata po zhvillohet në favorin e tyre.
Një prej tyre është Vladimir Putin, i cili vazhdon të presë rregullisht të dërguarit amerikanë, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, pa treguar gatishmëri për të bërë lëshime. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila nisi punimet sot në Nju Jork, shërben si pasqyrë e kësaj bote gjithnjë e më të fragmentuar.
Ajo pasqyron pasojat e tërheqjes së interesit amerikan nga institucionet ndërkombëtare, një qëndrim që është shoqëruar me shkurtime drastike të financimeve dhe që po e lë gjithnjë e më të pafuqishme përballë krizave organizatën më të rëndësishme globale.
Ndoshta ka ardhur koha të fillojmë të mendojmë seriozisht për botën që do të lindë pas kësaj krize. Një botë, ku pavarësisht fuqisë së tyre të jashtëzakonshme, Shtetet e Bashkuara nuk po arrijnë më të imponojnë vullnetin e tyre si dikur./ Përshtati "Pamfleti", nga “France Inter”donald trump 1 Komente D Donkarios Trumpedofilidhis 21 Shtator 2026, 18:29 E po keshtu ndodhe kur nje POPULL "Me kulture" demokratike,zgjedhe per president nje KOQE KANDARI-ADOLESHENT.
Dhe dihet boterisht se kush e votoi ate TRAP.Shumica TE PA SHKOLLUAR,grupe RURALE,RRACISTET,Pedofilet,te korruptuarit,pleq me nje kembe ne varr.
Hahaha.....KJO ASHT PAMJA E AMERIKES SOT. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Po hetonte korrupsionin brenda policisë, ekzekutohet gazetarja ndërsa bënte fushatë për guvernatore (Pamje të rënda) 21 Shtator 2026, 14:2014:20Rajoni dhe Bota Çfarë fshihet pas luftës së Trumpit? Gjurmët të çojnë te Moska 21 Shtator 2026, 14:0014:00Rajoni dhe Bota Zgjedhjet ruse nën hijen e luftës, Putin forcon pushtetin ndërsa Ukraina godet territorin rus 21 Shtator 2026, 13:4413:44Rajoni dhe Bota Lufta për lirinë e medias në Shtëpinë e Bardhës, CNN, MS Now dhe Politico padisin Trump 21 Shtator 2026, 13:2513:25Rajoni dhe Bota Serbia stërvitjeje të madhe ushtarake, shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze 21 Shtator 2026, 12:5112:51Rajoni dhe Bota Vrasja e 25-vjeçares në Igumenicë, si u zbulua skenari i sajuar i ish-partnerit 21 Shtator 2026, 11:3911:39Rajoni dhe Bota

